Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dënuar sulmin dje në Toronto të Kanadasë, që sipas raportimeve, mbetën të vdekur 10 persona pasi që një furgon shtypi kalimtarët nëpër trotuar.
“Jam i tronditur, shpreh keqardhjen time të thellë dhe e dënoj ashpër sulmin e djeshëm në Toronto. Ngushëllimet e mia për familjet e viktimave dhe Qeverinë kanadeze dhe shërim të shpejtë për të plagosurit. Qëndrojmë pranë popullit dhe Qeverisë kanadeze në këto çaste të vështira”, ka thënë ministri Pacolli.
Ndryshe, 15 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar nga ky sulm.