SHQIPERIA

Zharrëz, jeta mes naftës. Ndotje alarmante nga puset. Albpetrol premton se do të pastrojë

Spread the love

Ky është një prej 6 puseve aktivë të sektorit të gjashtë të kompanisë Albpetrol, të cilat fajësohen nga banorët e Zharrëzës si ndotësit kryesorë të mjedisit.

Në të njëjtën situatë ndodhen edhe puset e fondit të ndalur.

Në sektorin 6, që përfshin fshatrat Zharrëz dhe Kuqar, kompania Albpetrol ka në pronësi 182 puse nafte. Nga këta, 167 janë puse të “fondit te ndalur”, ndërsa 15 janë puse “aktive në prodhim”.

Interesimit të Top Channel për gjendjen alarmante në sektorin 6, drejtuesit e kompanisë Albpetrol iu përgjigjën se gjatë këtij viti do të kryhen investime të mëdha si rehabilitimi i shesheve dhe gjendjes mjedisore të 5 puseve të naftës, do të investohen 3,5 milionë lekë.

Ndërsa në total, për pastrimin e kanaleve kulluese të zonës naftëmbajtëse, largimin e mbetjeve dhe rikonstruksionin e gropës ekologjike Zharrëz, Albpetrol thotë se do të investojë 42 927 000 lekë për përmirësimin e situatës mjedisore.

Related posts

Infermierët po ikin, mbi 600 u larguan vetëm në 1 vit

dritatv

Do prishet shtëpia e Nexhmies; Preket nga zgjerimi i unazës

dritatv

Deklaratat në Parlament, Rama kërkon ndjesë publike në Korçë

dritatv

Leave a Comment