BALLKANI

Vuçiç do të marrë këshilla nga Putini para takimit të Berlinit

Spread the love

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, do të takohen në Kinë tre ditë para Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka konfirmuar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe ai rus, Vladimir Putin, do të takohen më 26 prill në Kinë.

Siç shkruan “Sputnik.rs”, transmeton lajmi.net, Daçiç ka bërë të ditur se ky takim do të jetë në kuadër të Forumit të Dytë të Bashkëpunimit Ndërkombëtar “Brez dhe Rrugë”, që do të mbahet në Pekin.

Daçiç këtë e ka bërë të ditur në konferencën pas takimit me homologun e rij rus, Sergie Lavrov.

“Marrëdhëniet politike midis Serbisë dhe Rusisë janë shumë të mira, ato janë në nivel strategjik. Vizita e presidentit Putin ishte me rëndësi të jashtëzakonshme. Takimi i presidentit Vuçiq dhe Putin në Samitin në Kinë tashmë është rënë dakord që të jetë më 26 prill në këtë Samit, pak para takimit që do të jetë në Berlin, takim ky i planifikuar nga kancelarja gjermane, Angela Merke dhe presidenti francez, Emmanuel Macron”, ka thënë Daçiç.

Në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, i njohur si takimi i Berlinit, do të marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj.

Kurse shteti serb do të përfaqësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrja Ana Bërnabiç.

Related posts

Vuçiç flet për planet e Serbisë në raport me Kosovën

dritatv

Daçiç: Një shtet i OKB-së do të protestojë ndaj vendeve që tërheqin njohjen e Kosovës

dritatv

Prekëse nga tragjedia greke: t’i shuash etjen një qeni!

dritatv

Leave a Comment