SHQIPERIA

Vrau 2 dhe plagosi 2 punonjës të bashkisë, 40 efektivë e arrestojnë

Spread the love

Ka shkuar në dy numri i personave të vrarë nga Kujtim Koxha në Mat, i cili qëlloi me armë ndaj disa punonjësve të bashkisë.

Policia bën me dije se shtetasi M.H, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa viktima tjetër E.A nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në Tiranë ku do të merrte edhe një trajtim më të specializuar.

Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 14:00, Policia e Komisariatit Mat u informua se në fshatin Shëlli, njësia administrative Macukull janë dëgjuar të shtëna armësh. Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje M.H, ndërsa rrugës për në spitalin e Tiranës ka ndërruar jetë edhe E.A si dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit A.H, dhe H.B./Top Channel/

Related posts

Shkollimi, 500 mijë lekë; Kosto vjetore për një student nga rrethet në Tiranë

dritatv

Kujdes kur drejtoni makinën, nga sot në terren policët civil

dritatv

Në farmaci, ilaçe kontrabandë. Xhiro shkon deri në 5 milionë euro

dritatv

Leave a Comment