Vettel lëshon sfidën për Kinën: Makina funksionon

Tifozët e Ferrarit po numërojnë orët deri në garën e tretë sezonale të Formula 1 që zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Shangait, një mundësi ideale që skuadra italiane dhe Serbastian Vettel, të shtojnë pikë të vyera në fushatën për rikthimin e titullit.

Në krahasim me lotarinë e garës së Australisë në premierë, apo të nxehtin e shkretëtirës me shumë frenime në Sakhir, këtë radhë cirkuiti kinez favorizon fitoren e parë të Lewis Hamilton. Por edhe pse parashikimet anojnë fitoren te kampionët në fuqi, piloti gjerman i Ferrarit mbetet optimist se njëvendëshja e tij do të surprizojë me rezultatet.

“Besoj se nuk do të kemi probleme në garën e Kinës edhe pse nuk është e lehtë as ta thuash këtë. Në dy garat e para shkoi gjithçka mirë nga pikëpamja e rezultateve, por ishin shumë të ndryshme nga kjo pistë. Në Shangai nuk janë as kushtet e Australisë dhe as të Bahreinit” tha Sebastian Vettel.

Ferrari për këtë garë do të ketë në dispozicion më shumë goma ultrasoft, krahasuar me rivalin e tij Mercedes. Por përzierja që ofron firma Pirelli mbetet për t’u parë sesa do të durojë në cirkuitin e Shangait.

“Ky cirkuit është i vështirë për të llogaritur gomat dhe strategjinë. Do të jetë një sfidë interesante dhe do të shohim se si do të shkojë në një vend ku ndryshon temperatura dhe ekuilibri i makinës”, tha Sebastian Vettel.

Në renditjen aktuale, gjermani kryeson me pikë të plota pas dy garish, ndërsa pas tij gjenden pilotët e Mercedes Lewis Hamilton me 33 pikë dhe Valtteri Bottas me 22./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi