• Home
  • KOSOVA
  • Veseli: Secili individ do të përgjigjet për veprimet e veta, do të shkojmë edhe të Vetingu
KOSOVA

Veseli: Secili individ do të përgjigjet për veprimet e veta, do të shkojmë edhe të Vetingu

Spread the love

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka folur sot në Kuvend rreth Ligjit për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë. 

Veseli duke folur për legjislacionin në luftën kundër korrupsionit tha se ka nevojë që në këtë reformë të punohet bashkërisht, pozitë dhe opozitë.

Veseli tha se nuk do të ketë aministi për askënd, pa marrë parasysh partisë që i përket.

“Duhet të punojmë bashkërisht. E përgëzoj ministrin e Drejtësisë për guximin për të kaluar përmes disa barrierave.  Do të ketë ndryshime që do të bëhen nga ministri. Ka qenë edhe deklarimi im publik para ligjit, kushdo që ka keqpërdorur do të përgjigjet. Kushdo që është i inkriminuar e paguan. Nuk ka nevojë askush të paguajë për një individ, as Vetëvendosje për një individ, as PDK-ja për një individ, as LDK-ja për një individ dhe asnjë parti a grup tjetër”, ka thënë ai, duke bërë thirrje që përpjekjet për reforma të mos merren me negativitet.

Ai tha se secili individ do të përgjigjet për veprimet e veta dhe do të shkohet edhe te Vetingu.

Veseli shtoi se me reformat që po bëhen, Kosova do të marrë lajme të mira nga Bashkimi Europian.

“Rrugëtimi ynë është Bashkimi Europian dhe presim që rekomandimi për vizat të jetë pozitiv javën e ardhshme dhe një vizitë nga BE-ja po gjatë kësaj jave. Ky është një sukses i të gjithëve, qytetarëve dhe pozitës e opozitës”, ka deklaruar Veseli./Kosova Post/

Related posts

Të hënën studentët protestojnë kundër politizimit të arsimit në Kosovë

dritatv

A u shkarkua apo u dorëhoq ministrja Reshitaj?

dritatv

Hoti: Korrigjimi i kufirit s’mund të bëhet pa mbështetjen e fuqive të mëdha

dritatv

Leave a Comment