SHQIPERIA

Veliaj tek “Astiri”: Po inspektoj punimet e “kompanisë” së Bashës

Spread the love

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi mëngjesin e sotëm punimet që po kryhen në zonën e Unazës së Madhe, pranë rrethrrotullimit “Shqiponja”, lot i cili i është besuar kompanisë “Viktoria Invest”, një nga firmat që sipas Veliajt ka qenë përfituese kryesore e tenderave të Bashkisë së Tiranës, kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha.

“Erdha sot është që të inspektoj pak punimet e kompanisë së Lulit. Ky është loti që preket nga kompania e Lulit dhe dua ta falenderoj edhe Lulin se ka qenë bashkëpunues, ka vendosur kantierin e vet, ka vendosur ndarjet në rrugë. Uroj që Luli të dalë me shumë fitim nga kjo punë dhe për të gjithë ata që vijnë me autobus nga Paskuqani dhe Kamza, dua t’u them që t’ia marrin lekët Lulit, të marrin dietat e tyre për ardhjen si protestues shëtitës në Tiranë. Në fund të fundit, janë lekët e popullit, kështu që plus që do u duhen edhe për fushatën në Kamëz e Paskuqan, se nuk duket që gjërat janë mirë dhe them që meqë Luli i ka rregulluar punët e veta, duhet që të gjithë qytetarët të rregullojnë punët e tyre”, tha Veliaj.

Ai falenderoi banorët të cilët kanë filluar që të lirojnë vullnetarisht objektet e tyre të ndërtuara pa leje duke i hapur rrugë projektit për zhvillimin e unazës që do çlirojë gjithë trafikun në kryeqytet.

“Dua t’i falenderoj publikisht si të gjithë miqtë nga Tropoja, Kukësi dhe Dibra që gjetën gjuhën me bashkinë për të bërë zhvillimet e tyre në anën tjetër, ashtu edhe miqtë tanë nga Tepelena, Skrapari dhe Korça, të interesohen për familjen e tyre dhe për zhvillimin e tyre. Unë besoj se para Vitit të Ri kjo punë do të ketë marrë fund dhe për të gjithë ata që besojnë se mund ta pengojnë qytetin ose mund t’i përdorin protestat si “mish për top” për interesat e tyre politike, e kanë davanë e humbur. Suksese kompanisë së Lulit, por mbi të gjitha sukses Tiranës dhe një falenderim të veçantë banorëve të ‘Astirit’”, theksoi Veliaj, teksa u takua edhe me banorë të zonës së Astirit, me të cilët konsumoi kafen e mëngjesit.

 

Related posts

PD: Raporti i “RSF” për median është tronditës

dritatv

Enkeleda Millonai në krye të Prokurorisë së Elbasanit

dritatv

Kërkohet vetting për Mirela Fanën. Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë kishte dhënë dorëheqjen

dritatv

Leave a Comment