ZVICER

Varfëria në Zvicër në rritje e sipër

Spread the love

Rreth 615 000 persona në Zvicër janë prekur nga varfëria. Një gjë të tillë e dëshmojnë shifrat nga Zyra federale zvicerane e statistikave (BFS), të publikuara gjatë ditës së martë.

Në vitin 2016, të prekur nga varfëria kanë qenë 7,5 e popullatës në Zvicër, një plus prej 0,5 për qind më tepër se një vit më parë. Me këtë rast, numri i të varfërve në Zvicër është duke u rritur edhe më tej: Në vitin 2014 kanë qenë vetëm rreth 6,7 për qind.

Kufiri i varfërisë përfshin kostot e qirasë dhe të ashtuquajturës nevojë themelorë për jetesë. Në mes tjerash, kjo përfshin artikuj ushqimorë, veshje, duhan, artikuj për përkujdesje të trupit apo floktar.

Sipas BFS, kufiri i varfërisë qëndron mesatarisht në 2 247 franga zvicerane për një muaj, për një person individual dhe 3 981 franga për një familje me dy të rritur dhe dy fëmijë të moshës nën 14-vjeçare.

BFS nënvizon se shumë të prekur janë vetëm para një kohe të shkurtër të varfër, shkrujnë mediat zvicerane.

Nga ana tjetër, Caritasi kritikon rritjen e numrit të të varfërve edhe përkundër faktit se gjendja ekonomike vlerësohet si e mirë. Ai, nga shteti zviceran kërkon që të aplikojë një politikë të barabartë të zhvillimit./Albinfo.ch/

Related posts

Shpërthen bombola, 15 të lënduar në një restorant të Gjenevës

dritatv

Marrëveshja u miratua: Kur fillon pagesa e pensioneve?

dritatv

Gazetari zviceran mbështet Xhakën dhe Shaqirit: bën shqiponjën si ata (video)

dritatv

Leave a Comment