ZVICER

Universiteti i Cyrihut, për një vit gjeneron 6.4 miliardë franga

Spread the love

Universiteti i Cyrihut, gjatë vitit 2016 nga veprimtaria e vet hulumtuese ka gjeneruar 6.4 miliardë franga bruto. Kjo del nga një studim që ka prezantuar Bashkësia e Universiteve Hulumtuese të Europës (LERU). Nga çdo frang i investuar ka rezultuar një vlerë e shtuar prej 5 frangash, thuhet në studim.

Për të bërë këtë vlerësim janë marrë në shqyrtim transferi i dijes dhe i teknologjisë, pagat, shpenzimet e konsumit ose ndikimi që kanë shpenzimet e shkollimit në të ardhurat. Universiteti i Cyrihut gjithsej gjatë vitit 2016 ka mbështetur, sipas studimit, 48 mijë vende pune.

Në studim nuk janë përfshirë faktorë si shkollimi i gjeneratës së ardhshme të akademikëve dhe ngritja e bazës së njohurive për shoqërinë.

Vlera e shtuar e të gjitha, 23 universiteteve që bëjnë pjesë në LERU, ka arritur, sipas studimit, në afër 100 miliardë euro./Albinfo.ch/

Related posts

Gjeneva është qyteti me hotelet më të shtrenjta në Europë

dritatv

Zviceranët shpenzojnë 8.6 miliardë franga për blerjet online

dritatv

Demokristianët e Zvicrës duan ndalimin e shamive në shkolla

dritatv

Leave a Comment