KOSOVA

Ujkani: E domosdoshme ndërhyrja e SHBA-së në dialog

Spread the love

Emrush Ujkani, profesor i së drejtës evropiane, ka thënë se rrethanat e fundit të krijuara në dialogun Kosovë – Serbi, e bëjnë të domosdoshme ndërhyrjen e akterëve të tjerë, pos Bashkimit Europian, në procesin e lehtësimit.

Sipas tij, Bashkimi Europian deri tash nuk ka arritur të dëshmojë atë që është pritur dhe të çojë misionin deri në fund, e që tash konsiderohet mesazh që duhet të ketë përfshirje të akterëve tjerë. Këtu Ujkani, ka thënë se më BE-ja s’mund të flasë pa ndërhyrjen e tjerëve, sidomos të SHBA-së.

“Fatkeqësisht BE-ja s’ka arritur ta dëshmojë atë që është pritur, që ta çojë misionin në fund për ndërmjetësimin mes Kosovës e Serbisë. Ky është mesazhi më i keq që është mundur të përçohet në këtë fazë e tash i bie se duhet të ketë përfshirje të akterëve të tjerëve e uroj të jetë vetëm SHBA-ja dhe jo edhe dikush tjetër. Pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBA-së, BE-ja s’besoj se ka mundësinë dhe kapacitetin për ta çuar dialogun në një marrëveshje finale, sepse BE-ja s’flet me një zë unik sepse ka pesë vende që s’e njohin Kosovën si shtet e ka edhe shtete që e kanë njohur e duan një zgjidhje në kufijtë dhe sovranitetin e Kosovës siç e kanë njohur, por ka edhe të tjerë që janë të hapur për të rinegociuar lidhur me sovranitetin e Kosovës. Këto rrethana e bëjnë të domosdoshme ndërhyrjen e akterëve tjerë”, ka thënë ai në Express Intervistën në KTV.

Ujkani më tej ka thënë se reagimet e fundit lidhur me statutin e Trepçës janë ngritur për shkak se ajo ka mbetur pezull dhe nuk ka funksionuar qysh është dashur qysh moti. Sipas tij, ka edhe shumë resurse tjera për të cilat dihet qasja e Serbisë dhe të cilat konsiderohen humbje të mëdha nga serbët.

Ujkani po ashtu ka kritikuar rolin e BE-së si kujdestar për zbatimin e marrëveshjeve. Sipas tij, të ketë klimë të tensionuar edhe pas 33 marrëveshjeve të nënshkruara, duhet të bëhet analizë e madhe. Këtu ka thënë se duhet të ketë kujdestar më të mirë, duke iu referuar SHBA-së.

Duke komentuar vendimin për taksën dhe reagimet ndërkombëtare për heqjen e saj në mënyrë që të vazhdohet dialogu, Ujkani ka thënë se “Kosova nuk është se ka fituar me taksën, por të paktën ka dhënë provim para shteteve që kanë pasur spekticizëm se Kosova është shtet”.

Këtu ka shtuar se skena politike vendore duhet të ketë parasysh se “partneriteti me SHBA-në dhe BE-në është i panegociueshëm sepse të ardhmen e shohim në BE”.

Related posts

Fillon takimi i Haradinajt me disa ish-luftëtarë të UÇK-së

dritatv

Autobusi i linjës Gjilan- Prishtinë, përfshihet nga flakët (Foto)

dritatv

KFOR-i tregon arsyen pse ka shkuar në Veri?

dritatv

Leave a Comment