BOTA

Udhëheqësit ushtarak të Sudanit takohen me diplomatët europianë!

Spread the love

Zv/kreu i Këshillit ushtarak sudanez në pushtet, Gjeneral lejtnant Mohamed Hamdan Daglo, ka zhvilluar takime të ndara me tre ambasadorë europianë në kryeqytetin e vendit Khartoum.

Në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale, Forcat e Shpejta Mbështetëse të Sudanit, ku Dablo është komandant, njoftuan se Daglo ka mbajtur takime të ndara me ambasadorin britanik, Irfan Siddiq, ambasadorin holandez, Karin M. Boven dhe me ambasadorin e Bashkimit Europian (BE), Jean Michel Dimond.

Megjithatë, detaje të mëtejshme për takimet e ditës së sotme nuk u shpalosën.

Dje, Daglo po ashtu informoi edhe të dërguarin amerikan në Ambasadën e SHBA-ve, Steven Koutsis, mbi zhvillimet e fundit në vendin e trazuar.

Javën e kaluar, ushtria sudaneze rrëzoi presidentin Omar al-Bashir, i cili ka qeverisur Sudanin që nga viti 1989, pas disa muajve të protestave popullore kundër qeverisjes të tij.

Ushtria po ashtu njoftoi themelimin e një këshilli ushtarak që do të udhëheq çështjet e vendit për një periudhë tranzicioni dyvjeçare.

Të shtunën, kreu i këshillit ushtarak, gjeneral lejtnant Abdel-Fattah Burhan, u zotua për reforma të gjera politike dhe ekonomike.

Në një fjalim televiziv, Burhan tha se periudha dyvjeçare e tranzicionit do të përfundoj me “zgjedhje të lira dhe të drejta”.

Ai po ashtu u zotua se do të ndiqen penalisht zyrtarët e korruptuar të lidhur me regjimin e al-Bashirit, së bashku me të gjithë ata që do të zbulohen përgjegjës për vrasjen e fundit të protestuesve të anti-regjimit.

Related posts

Londra e shqetësuar nga prania e ”Huawei” në 5G-në britanike

dritatv

Rusia: Synojmë të përdorim valutat kombëtare me Turqinë

dritatv

Greqi, grevë e përgjithshme 24 orëshe

dritatv

Leave a Comment