BOTA

Turqia nis ofensivë të re antiterroriste në veri të Irakut

Spread the love

Turqia ka nisur një ofensivë të re antiterroriste kundër pozicioneve terroriste në veri të Irakut, të quajtur “Plani Operativ Kthetra – 2”, njofton Ministria turke e Mbrojtjes.

Siç thuhet në njoftimin e ministrisë, Operacioni Kthetra vazhdon me sukses.

Në kuadër të Operacionit “Plani Operativ Kthetra – 2”, artileria turke dhe forcat ajrore që nga mbrëmë kanë nisur gjuajtjet në zonat ku gjenden të pozicionuar terroristët e PKK-së.

Më pas, thuhet në njoftim, në mbrëmje ofensivë kanë nisur edhe brigadat e komandove.

“Me këtë operacion do të vazhdohet asgjësimi i shpellave dhe bunkerëve të përdorur nga organizata terroriste në rajonin Hakurk dhe neutralizimin e terroristëve”, theksohet më tej, duke shtuar se operacioni vazhdon në mënyrë të planifikuar edhe me mbështetjen e helikopterëve Atak, si dhe mjeteve ajrore pa pilot.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Europian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

 

Related posts

BBC nuk e quajti “terrorizëm”, Daily Mirror e bëri terroristin “fëmijë engjëll”

dritatv

Gjermania merr presidencën e radhës të KS-OKB-së

dritatv

Trump: Palestinezët nuk e respektuan SHBA-në

dritatv

Leave a Comment