KOSOVA

Trusti humbi mbi 85 milionë euro të pensionistëve në 2018

Spread the love

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës e ka përmbyllur vitin 2018 me mbi 85 milionë euro humbje.

Ky institucion gjatë vitit që kemi lënë pas ka pasur një rënie të performancës të investimeve për 5.2 për qind.

Kjo rënie është arsyetuar me luhatje në tregjet financiare globale, megjithatë njohës të çështjeve ekonomike kanë kërkuar përgjegjësi nga ky institucion për rrezikimin e kontributeve të qytetarëve.

Sipas tyre, investimet dhe rrezikshmëria e Trustit është një ndër faktorët e paqartë ndër vite dhe kanë kërkuar transparencë më të madhe mbi nivelin e rrezikut, gjë e cila siç thonë do t’i mundësonte kontributdhënësve jo vetëm të informohen për kthimin, por edhe për rrezikun e investimeve.

Ndërkohë në Trust kanë theksuar se në performancën për vitin 2018 ka reflektuar fakti që të gjitha tregjet financiare e kanë përmbyllur negativisht këtë vit.

“Deri në fund të tremujorit të tretë 2018 kthimi bruto nga investimet e FKPK-së kishte qenë rreth plus 22 milionë euro, periudhë gjatës së cilës edhe tregjet financiare kishin qenë në kuota pozitive”, ka bërë të ditur ky institucion. Por, sipas tij, tremujori i katërt i 2018-s pati një rënie të fortë në tregjet financiare për disa arsye kryesore.

Related posts

Ministri Daçiç: Në OKB na pret beteja për Kosovën

dritatv

Pacolli optimist për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

dritatv

KMDLNJ përsëri kërkon shkarkimin e Pacollit, si dhe të ministrave serbë

dritatv

Leave a Comment