Tokio, vitin e kaluar në rrugë janë gjetur mbi 35 milionë dollarë

Shuma e parave të gjetura në rrugët e Tokios në Japoni dhe të dorëzuara në polici ka kaluar shifrën prej 35 milionë dollarësh.

Sipas lajmit të publikuar nga Kyodo, policia e Tokios ka njoftuar së në vitin e kaluar, banorët e qytetit kanë gjetur afro 3,75 miliardë jenë (35,3 milionë dollarë) të cilat i kanë dorëzuar në polici.

Sipas njoftimit të policisë, 25 milionë dollarë nga kjo shumë iu është rikthyer pronarëve, ndërkaq 4,77 milionë dollarë iu janë dhënë atyre që i kanë sjellë paratë. Nga ana tjetër, afro 4,5 milionë dollarë kanë hyrë në kasafortën e Menaxhmentit të Qytetit të Tokios.

Atyre të cilët rrugëve të Tokios kanë gjetur para dhe i kanë dorëzuar në polici u takon 20 për qind e shumës si shpërblim nga pronari. Nëse brenda 3 muajve nga dorëzimi i parave, nuk paraqitet pronari, atëherë paratë i takojnë personit që i ka gjetur ato.

Nëse nuk paraqitet as pronari e as personi që ka gjetur nuk dëshiron t’i marrë paratë e gjetura, atëherë këto para përfshihen në të ardhurat publike lokale./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi