• Home
  • KOSOVA
  • Thaçi BE-së: Na trajtoni njësoj si të tjerët
KOSOVA

Thaçi BE-së: Na trajtoni njësoj si të tjerët

Spread the love

Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas publikimit të Raportit të Progresit nga Komisioni Europian për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Përmes një statusi në faqen e tij të “Facebook”-ut Thaçi tha se qytetarët e Kosovës janë lodhur nga raportet e shumta dhe se është koha për diçka konkrete. 

Vetëm pak çaste pasi shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, bashkë me komisionerin për zgjerim, Johannes Hahn publikuan raportin e Progresit, presidenti Thaçi tha se Kosova tashme po pret liberalizimin e vizave.

Postimi i plotë i Hashim Thaçit:

Komisioni Evropian sapo publikoi raportin për Kosovën dhe pakon e zgjerimit. Më këtë rast, dua të theksoj se Kosova mbetet e përkushtuar për zbatimin e reformave evropiane dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.
Tani, pa humbur kohë, të gjitha institucionet duhet të reflektojnë për përmbajtjen dhe të gjeturat e raportit, në mënyrë që të adresohen problemet dhe sfidat e evidentuara. E përshëndes faktin që ky raport ka reflektuar pozitivisht rreth procesit të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. Prandaj, e konsideroj çështje urgjente që ky proces të mbyllet sa më shpejt nga ana e BE-së, sepse qytetarët e Kosovës janë lodhur nga raportet e shumta. Tani është momenti për diçka konkrete. Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë pa humbur kohë.

Kosova ka vullnet të mjaftueshëm politik për të intensifikuar hapat e saj drejt integrimit në BE. Përkushtimi i Kosovës për reformat, bashkëpunimi rajonal dhe dialogu për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë në njërën anë, dhe në anën tjetër rikonfirmimi i institucioneve të BE-së se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë të ardhmen në BE, duhet që natyrshëm të kurorëzohet me hapin e radhës drejt integrimit evropian të Republikës së Kosovës, pra marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim. Kosova ka nevojë të ketë qartësi në rrugën e saj evropiane dhe të trajtohet në mënyrë të barabartë me shtetet tjera./Kosova Post/

Related posts

“Nëse Demarkacioni nuk kalon në mars, nuk ka viza deri në vitin 2020”

dritatv

Konfiskohen cigare në vlerë mijëra eurosh

dritatv

Selimi: Le ta shfuqizojmë Specialen nën dritën e diellit, jo në pazaret e natës

dritatv

Leave a Comment