SPORT

Të rinjtë kosovarë kualifikohen për turneun e lojërave elektronike në Kroaci, por shkaku i vizave iu dështon ëndrra

Spread the love

Të rinjtë kosovarë kualifikohen për turneun e lojërave elektronike në Kroaci – u dështon ëndrra shkaku i vizave

Video-lojërat në Kosovë janë mjaft të popullarizuara, ku një pjesë e madhe e rinisë janë adhurues të tyre.

Disa prej lojërave më të njohura për momentin janë PlayerUnknown’s Battlegrounds, Fortnite, Apex Legends, Leauge of Legends, Counter-Strike: Global Offensive, etj.

Por, ndonëse u kanë kushtuar video-lojërave vite të tëra për t’u bërë profesionistë, lojtarëve të ekipit “Sach.Unique” dhe “Throw Potential”, megjithëse janë kualifikuar për herë të parë të marrin pjesë në një turnir jashtë vendit për lojën CS:GO, atyre u është pamundësuar kjo shkaku i vizave!

Ekipi “Sach.Unique” njëkohësisht ishin edhe fitues të XPortal CS:GO Major dhe më në fund do të ishin pjesë e një gare ballkanike për të treguar aftësitë e tyre.

Në kualifikime, ky ekip i përbërë nga Dionis “sinnopssy” Budeci, Flatron “juanflatroo” Halimi, Sener “SENER1” Mahmuti, Daut “wizard” Agaj dhe Arber “unn1x” Rexhepi, kaluan me rezultat 3-0 dhe ishin favorit të CS ADRIA A1 Event, ky që do të mbahet këtë vikend në Split të Kroacisë.

Ekipi “Throw Potential” me përbërje të lojtarëve me pseudonimet: Coolie, gx, gejmzilla, Bor1 dhe Element ishin befasia e këtij kualifikimi dhe ishin shumë të gatshëm ta vazhdojnë befasinë edhe në Split me fitore.

Pritjet e gjata për të marrë vizën në ambasada e në anën tjetër koha e shkurtë prej kualifikimeve deri në fazën e eventit në Kroaci, ishin arsyeja kryesore që këto ekipe nuk arritën të bëhen pjesë e turneut ku shpërblimi për vendet e para arrinte në mijëra euro.

Ekipet thonë se për marrjen e vizave nuk patën mbështetje as nga qeveria e as nga ambasadat, të cilat, edhe pse e kanë për qëllim t’i avancojnë të rinjtë në fusha të ndryshme, kësaj radhe përfunduan duke ua shkelur ëndrrat të rinjve kosovarë.

Ky është edhe një shembull tjetër fatkeq ku shumë të rinj kosovarë privohen nga të drejtat tashmë bazike si lëvizja e lirë edhe në shtetet e afërta si Kroacia.

Edhe organizatorët e këtij eventi në Kroaci ishin të prekur nga kjo ngjarje dhe bllokimi i këtyre dy ekipeve.

Madje, ata kanë shkruar edhe një artikull rreth kësaj ngjarjeje ku shprehën keqardhjen e tyre që dy ekipeve kaq profesioniste u pamundësohet pjesëmarrja e barabartë shkaku i problemeve bazike.

Brenda industrisë së sporteve elektronike krijohen shumë përparësi për shkak të mundësive të pakufizuara të pjesëmarrjes online, potencial që limitohet menjëherë pas fazave të para nga pamundësia e lëvizjes së lirë për shtetasit e Kosovës, shkruan Telegrafi. Lojtarëve, në anën tjetër, bashkë me komunitetin zemërthyer, i mbeti vetëm të ndajnë lajmin e hidhur me të tjerët në platformat online.

Related posts

PSG rrezikon pezullimin, klubet e Manchesterit gati të “rrëmbejnë” Mbappe

dritatv

Bayern u ofron rinovimin dy yjeve veteranë të skuadrës

dritatv

UEFA përjashton për tri vite Panathinaikosin, shkak pagat e pashlyera

dritatv

Leave a Comment