KOSOVA

Të “privilegjuarit” e Gjykatës Speciale marrin edhe dieta

Spread the love

Zyra e Prokurorit të Specializuar që funksionon në kuadër të Gjykatës Speciale, tash e disa kohë ka dërguar në Kosovë ftesat për intervistim ndaj personave të ndryshëm.

Ftesa kanë ardhur për figura të profileve të ndryshme, që nga ato më të lartat që përfshinë ish-komandantët e deri tek ish- ushtarët e UÇK-së, shkruan lajmi.net.

E edhe një zyrtar i LDK-së, është ftuar nga Specialja. Bashkim Ndrecaj është ftuar nga Specialja që të intervistohet më 21 maj në Hagë.

I njëjti kryen funksionin e asamblistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gjatë mbrëmjes së djeshme ftesën e bëri publike edhe Enver Shala, i cili paraprakisht kishte shkuar për ta përcjell Ismet Tarën, në Hagë.

E prokuroria e Specializuar e ka ndërruar praktikën e ftesave ndaj ish-komandantëve e ushtarëve të UÇK-së.

Avokati, Tomë Gashi për lajmi.net thotë se nga thirrjet përmes telefonit, ftesat tani vijnë nga dokumentet e shkruara.

Sipas Gashit, publikimi i këtyre ftesave nuk ndikon në procesin gjyqësor.

“Nuk ka më absolutisht kurrfarë ndikimi për shkak se është normale që gjykata për ftesat tashmë e ka nderu praktikën, më nuk i fton me telefon përmes viberit, whatsapp-it ose thirrjeve po përmes ftesave të shkruara, dhe secili person ka të drejtë personale që ta bëj publike apo jo”, ka thënë ai.

Gashi tutje thotë se dëshmitarë të thirrur nga Specialja janë marrë në pyetje që nga viti 2014.

Ai shton se numri më i madh i tyre vjen nga Serbia dhe se deri në nisjen e proceseve gjyqësore, nuk mund të dihet identiteti i tyre.

“Nëse mendojmë për dëshmitarët që kanë ndjeshmëri të madhe në lëndë, atyre përsëri mund t’iu dërgohen ftesa mirëpo, unë besoj se ata janë marrë qysh moti në pyetje, dhe nuk ka qenë procedura e njëjtë”, thotë Gashi.

“Ata persona kanë mundur të merren në pyetje që nga viti 2014 dhe mos t’i bëjnë publike ftesat, kjo është e sigurt ndërkaq që numri më i madh janë marrë në pyetje nga Serbia, mirëpo ne nuk mund ta dimë derisa të fillojë procesi gjyqësor”, shton ai.

Lajmi.net e ka siguruar formën e ftesave të cilat vijnë nga Specialja në Kosovë, në të cilën ceket se Zyra e Prokurorit të Specializuar është e gatshme t’u ofrojë ndihmë për nxjerrjen e vizave të ftuarve të saj.

Nga ajo që shihet nga këto ftesa të ardhura në Kosovë, bëhet e ditur se të ftuarve, Specialja ua paguan që nga shpenzimet e akomodimit, udhëtimin e deri tek mëditjet.

Kujtojmë, se nga figurat e profilit të lartë publik, në Kosovë kanë ardhur ftesa për Sami Lushtakun, Rrustem Mustafën, Sylejman Selimin e Blerim Kuqin.

Related posts

Seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, Veseli: Dekada e dytë, ajo e transformimit ekonomik

dritatv

Haradinaj u premton prizrenalive ndihmë për ngritje ekonomike

dritatv

Mediat serbe të kontrolluara nga Vuçiç fushatë kundër Kadri Veselit

dritatv

Leave a Comment