SHQIPERIA

S’ka kandidatë por PD-LSI mund të çojnë anëtarë në KZAZ, arsyeja

Spread the love

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë vendosur të dërgojnë anëtarë në KZAZ pavarësisht se nuk ka një vendim për të hyrë në zgjedhjet lokale.

Sekretarit i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka reaguar pas interesimit të medias për porosinë drejtuar Degëve për propozimin e anëtarëve që i takojnë PD në KZAZ. Ai jep arsyet se përse është marrë ky vendim duke thënë se janë duke u kryer manipulime të rënda të procesit zgjedhor.

“Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë informacion zyrtar se në KZAZ janë duke u kryer manipulime të rënda të procesit zgjedhor, që nis me regjistrim të paligjshëm të kandidatëve për kryetar bashkie. Për këtë arsye, për të dokumentuar dhe çmontuar këtë paligjshmëri, PD dhe LSI, mund të shfrytëzojnë ligjin, për të dërguar anëtarët që i takojnë në KZAZ për të provuar ligjërisht që Edi Rama nuk garanton zgjedhje legjitime, edhe kur nuk ka kundërshtarë përballë. Në ditët në vijim do të faktojmë të gjitha paligjshmëritë e kryera nga përfaqësuesit e Edi Ramës gjatë procesit”, deklaron Bardhi.

 

Related posts

Meta uron festën: Mesazh soldariteti

dritatv

Detajet e vizitës së Juncker në Tiranë: a do të flasë për “peshkun e dytë të madh”?

dritatv

Golem, rikonstruksioni i rrugës hap i madh për rritjen e numrit të turistëve

dritatv

Leave a Comment