• Home
  • KOSOVA
  • Shkoi në Kosovë, fatura e celularit në roaming 3 mijë paundë
KOSOVA

Shkoi në Kosovë, fatura e celularit në roaming 3 mijë paundë

Spread the love

Një klienteje të një kompanie telefonike në Britaninë e Madhe i mbërriti fatura 3 mijë paundë, pasi kishte përdorur shërbimin roaming.

Kur Rahime Sulja nga Leicester, vizitoi Kosovën në verë, mori një mesazh “Mirësevjen në Slloveni” dhe që mund të përdorte të njëjtin plan si në vendin e saj, në bazë të marrëveshjeve pa roaming të BE-së.

Por kur u kthye në Britani, ajo pa se fatura ishte 2751 paundë në njërin telefon dhe 663 paundë në tjetrin.

Fatmirësisht kompania telefonike e korrektoi gabimin dhe Sulja nuk e pagoi faturën.

Ajo gjithashtu zbuloi se edhe për vizitat e mëparshme ishte mbitarifuar, por për shkak se kishte shkuar në Shqipëri, ku e dinte se ka tarifa roaming, nuk kishte kuptuar se u tarifua dhe për Kosovën./Top Channel/

Related posts

Thaçi zgjedh deputetin më të mirë, ja kush është!

dritatv

Kujdes! Në Prishtinë po qarkullojnë sasi të madhe, monedha të falsifikuara

dritatv

“Marrëdhëniet bilaterale Kosovë- Gjermani në nivel të shkëlqyer”

dritatv

Leave a Comment