Shkatërrohet banda italo-shqiptare, 17 të arrestuar

Policia ka bërë me dije se një bandë italo-shqiptare është shkatërruar. Ndër vite janë sekuestruar 4 ton marijuanë, armë zjarri, kokainë, gomone si dhe para.

Njoftimi:

Bashkëpunim i konsoliduar mes autoriteteve italiane dhe  Policisë së  Shtetit

Shkatërrohet një bandë italo-shqiptare që vepronte prej vitesh

Sekuestrohen ndër vite mbi 4 ton marijuanë, armë zjarri, 0.5 kg kokainë, gomone etj.

Si rezultat e një bashkëpunimi të konsoliduar mes strukturave policore shqiptare dhe italiane, u bë i mundur realizimi me sukses i një operacioni të gjerë antidrogë, në kuadër të të cilit u arrestuan 17 shtetas ditën e sotme në Itali, 4 prej tyre shqiptarë, të tjerët italianë, që bënin pjesë në një rrjet trafiku ndërkombëtar narkotikësh.

Në total janë 32 persona të proceduar, ndërsa hetimet kanë nisur që në vitin 2017, pasi në brigjet italiane, u kapën sasi të mëdha marijuane dhe në përfundim të hetimeve u lëshuan urdhër ndalimet për pjesëtarët e rrjetit, rezidentë në disa qytete të Italisë.

Si prova materiale u kapën dhe sekuestruan mbi 4 ton marijuanë, 0.5 kg kokainë, 27 mijë euro, 1 gomone, 3 autovetura, armë zjarri e sende të tjera me vlerë për hetimin.

Personat e arrestuar vepronin si organizatë e strukturuar kriminale dhe kryenin transportin, magazinimin, shpërndarjen, shitjen etj., të drogës nëpër qytete të ndryshme të Italisë e kryesisht në veri të këtij vendi.

Operacioni për arrestimin e të kërkuarve i koduar “Beached”, u zhvillua gjatë natës së djeshme dhe ditës së sotme dhe në të u angazhuan njësi të ndryshme të strukturave ligjzbatuese italiane, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Shqiptare në një bashkërendim operativ mes të dy palëve.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Tragjedi në Bulqizë/ Vdes nëna me 2 fëmijët nga rrjedhja e gazit, fëmija tjetër në gjendje të rëndë

Një nënë dhe dy fëmijët e saj kanë humbur jetën në Bulqizë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombola, ndërkohë që...

Nuk i jep përparësi këmbësorit, aksidenton një shtetase

  Nuk i jep përparësi këmbësorit, aksidenton një shtetase Sipas policisë Besmir M., nuk i ka dhënë përparësi këmbësorit, dhe për pasojë ka aksidentuar një shtetase....

Kryemadhi: LSI do të ketë mbështetje prioritare bujqësinë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi takime në disa ferma bujqësore në zonën e Leshnjes në njësinë administrative Golem për të parë nga afër...

Së fundi

Ja si gënjeu Rama”, PD nxjerr faktet: Ndryshimet kushtetuese shkelin marrëveshjen e 5 qershorit.

Partia Demokratike akuzon kryeministrin se ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit dhe se ka gënjyer para shqiptarëve. Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi...

TIA: Nga nesër anulohen të gjitha fluturimet, pasagjerët mund të rimbursohen ose të rishikojnë datën deri në fund të 2021

Tirana International Airport njofton se ndalimi i fluturimeve nga Austria hyn në fuqi nga nesër deri më 31 korrik. Ndërkohë të gjitha fluturimet janë anuluar,...

BE: Nisni vaksnimin për gripin sezonal që tani në verë

Komision Europian ka këshilluar vendet anëtare të BE të nisin sa më shpejt vaksinimin për gripin sezonal të vjeshtës që tani në verë. Sipas KE,...