• Home
  • SHQIPERIA
  • Shkarkimi i Fatos Lulos nga KPK, Kuvendi shpall vakancën në Kushtetuese
SHQIPERIA

Shkarkimi i Fatos Lulos nga KPK, Kuvendi shpall vakancën në Kushtetuese

Spread the love

Komisioni i Pavarur i Kualfikimit (KPK) e ndëshkoi me “karton të kuq” gjyqtarin kushtetues Fatos Lulo, më 23 mars të këtij viti, e pas 4 muajsh Kuvendi ka shpallur vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Në njoftimin e Kuvendit renditen kushtet e nevojshme që një aplikant duhet të plotësojë para se të shprehë interesin, e afati i fundit për ta bërë këtë është 24 gushti.

Fatos Lulo iu nënshtrua skanimit të trefishtë të vetting-ut për pastërtinë e figurës, aftësitë dhe pasuritë, por që me sa duket këto të fundit e nxorën atë jashtë drejtësisë.

Një raport i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive konstatoi se Lulo kishte bërë deklarim të rremë të pasurisë. Aty evidentohen dhuratat e të motrës prej 100 mijë eurosh në një rast, një zyrë avokatie, por edhe një borxh prej 480 mijë dollarësh kanadezë, i marrë prej saj për të blerë një banesë në Kanada.

Por, avokati pretendon se borxhi është kthyer, ndërsa ILDKPI këmbëngul se gjyqtari Lulo nuk ka paguar taksat përgjatë 10 viteve./Top Channel/

Related posts

Panairi i punës, Rama: Puna jo vetëm në shtet, s’ju vjen në shtëpi

dritatv

Këshilli Bashkiak i Kukësit kundërshton taksën e “Rrugës së Kombit”

dritatv

Borissov: Të kapërcehet egoizmi i disa vendeve të BE ndaj Ballkanit Perëndimor

dritatv

Leave a Comment