SHQIPERIA

Sekretari i Energjisë: Reformat janë ngadalësuar, vonesa në zbatim

Spread the love

Reformat në sektorin e energjisë elektrike janë ngadalësuar ndërsa Shqipëria është vlerësuar me notë më të ulët nga Sekretariati i Energjisë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese. Janez Kopac, drejtori ekzekutiv i sekretariatit të komunitetit të energjisë u shpreh se ka pasur vonesa në zbatimin e reformave në sektorin e energjisë.

“Ngadalësimi i reformave të tregut të energjisë vitet e fundit dhe vonesat e përsëritura të zbatimit të tyre kanë bërë që politikat të jenë konservatore për regullimin e tregut dhe të ketë një kontroll shtetëror të klientëve.”

Janez Kopac gjatë prezantimit të raportit për Shqipërinë vlerësoi punën e ish-ministrit Damian Gjiknuri.

“Zoti Gjiknuri i zëvendësua dhe entuziazmi ka rënë. Dihet që ministrja e re do pak kohë që të njihet e mësohet me këto çështje dhe uroj që t’ia arrijë.”

Në raport u kërkua që të përfundohet sa më parë ndarja e OSHEE ndërsa u kundërshtua zgjatja e afatit për pagesat prej 180 ditësh pasi mund të vendosë në vështirësi konsumatorët.

Related posts

Vasili: Vendi po qeveriset nga një hordhi kriminale, luftë me çdo mjet demokratik

dritatv

Zjarr masiv në Parkun e Shebenikut

dritatv

Basha: Beteja të bëjmë realitet ndryshimin që i jep fund tranzicionit

dritatv

Leave a Comment