BALLKANI

Rrufeja godet Akropolin, 4 të plagosur

Spread the love

Katër vetë u plagosën të mërkurën pasdite, kur një rrufe goditi në kodrën e Akropolit në Athinën qendrore gjatë një stuhie, njofton media greke “Kathimerini”.

Sipas të dhënave paraprake, rrufetë kanë goditur pjesën e dritareve në kabinat e biletave në hyrje të vendit të lashtë, duke plagosur dy punonjës të Ministrisë së Kulturës dhe dy turistë.

Një ambulancë u thirr menjëherë dhe transportoi të plagosurit në spital.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Greqisë (EMY) lëshoi një raport të emergjencës të mërkurën pasdite, duke paralajmëruar më shumë stuhi dhe breshër në mbrëmje.

 

Related posts

Jevtiç fajëson Kosovën, thotë se platforma për dialogun komplikoi gjithçka në Kosovë!

dritatv

Paga më e lartë në Maqedoni, 2.7 milionë euro!

dritatv

Çfarë po ndodhë në Serbi, fushatë arrestimesh?

dritatv

Leave a Comment