BOTA

Rritet në 48 numri i terroristëve të neutralizuar në operacionin “Kthetra”

Spread the love

Gjithsej 48 terroristë janë neutralizuar deri më tani gjatë ofensivës antiterroriste “Kthetra” që Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë ndërmarrë në veri të Irakut.

Sipas njoftimit të Ministrisë turke të Mbrojtjes, gjatë operacionit janë neutralizuar 3 terroristë të PKK-së, ndërsa numri i tyre është rritur në 48.

Ministria më herët njoftoi se në kuadër të operacionit, të nisur më 27 maj në rajonin Hakurk në veri të Irakut, avionët turq kanë goditur strehimoret, bunkerët dhe depot e armëve të organizatës terroriste PKK.

Ndryshe, operacioni antiterrorist në Hakurk zhvillohet me pjesëmarrjen e njësive artilerike, avionëve të Forcave Ajrore dhe komandove, me mbështetje edhe të helikopterëve “Atak”.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Related posts

Presidenti Erdogan bisedë telefonike me kryeministrin pakistanez

Kelment Baci

Regjimi i Asadit sulmon me gaz klorin Gutën Lindore

dritatv

Trump: SHBA ndërpret dhënien e 230 milionë dollarëve për Sirinë

dritatv

Leave a Comment