• Home
  • SHQIPERIA
  • “Pusho, mua s’ma mbyll dot gojën ti”, Fevziu bën për një lek Nokën: Ti s’bën dot ça do këtu
SHQIPERIA

“Pusho, mua s’ma mbyll dot gojën ti”, Fevziu bën për një lek Nokën: Ti s’bën dot ça do këtu

Spread the love

I ashpër ka qenë debati i djeshëm mes Blendi Fevziut dhe Flamur Nokës, teksa ky i fundit nuk ka lënë thuajse në asnjë moment përfaqësuesit e mazhorancës dhe më konkretisht, Iris Luarasin, të shprehë mendimin e saj.

Fillimisht Fevziu është detyruar t’i mbyllë mikrofonin deputetit Noka, por kur ky i fundit e akuzon se gazetari po i bën fresk qeverisë, ka nisur debati i ashpër mes tyre.

Fevziu ia ka përplasur disa të vërteta në sy Nokës, teksa i ka thënë se opozita bën rolin e saj vetëm në kamera, para audiencës, ndërsa pas kamerave i dërgon mesazhe private qeverisë, duke i përmendur edhe rastin e një meszhi dërguar ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.

Pjesë nga debati:

Noka: Frikë e ke kryeministrin kaq shumë sa u bën fresk këtyre.

Fevziu: Flamur, po të mos isha unë këtu…

Noka: Më vjen keq, këtë që e bëre sot që i fike mikrofonin opozitës nuk e kë bërë kurrë.

Fevziu: Nuk jam kam fikur opozitës, ja kam fikur Flamur Nokës.

Noka: Po Flamur Noka për përfaqëson opozitën.

Fevziu: Nëse nuk e bën dot diferencën është faji yt nuk është faji im.

Noka: Përfaqësoj PD-në këtu.

Fevziu: Vëre pak mendjen në punë për këtë që të thash Flamur, se ja keni folur ju…

Noka: Je i njëanshëm zotëri se të ka fyer këtu Saimir Tahiri të ka poshtëruar dhjetëra dhe nuk ja ke fikur.

Fevziu: Urdhëro, urdhëro, mua më ka poshtëruar Saimir Tahiri?

Noka: Këtu, këtu në sy të opinionit.

Fevziu: Ku? Ku?

Noka: Ndërsa unë thjesht po bëja debat.

Fevziu: Ku. Në cilin rast ma thuaj?

Noka: Në disa raste.

Fevziu: Ku? Në cilin rast ma thuaj se jam këtu? Ma nxirr këtu të ma thuash?

Fevziu: E para unë nuk pyes as Tahrin, as Edi Ramën, ty jo e jo, dhe këtu rregullat i vendos unë pusho.

Noka: Kur do të bësh debat, lëri të tjerët të bëjnë debat.

Fevziu: Rregullat i vendos unë dhe unë nuk të lë të mbash fjalim dhe përgjigju pyetjeve të mia.

Noka: Mos më thirr mua këtu kur nuk ke ndër mend të më lësh të flasë.

Fevziu: Të mos kishe aleancën median, ti do ishe zi e më zi këtë ta dish. Mua nuk ma mbyll gojën as ti dhe as një njeri tjetër në botë. Se kam 22 vite që e bëj këtë punë.

Noka: E di që e bën këtë punë, se i bën fresk qeverisë.

Fevziu: Rri mos të flasë për ato mesazhet që i çoni qeverisë lart e poshtë se është turp.

Noka: Ma gjej.

Fevziu: Është turp që i çoni mesazhe Fatmir Xhafës, si të hoqi e si të bëri.

Related posts

“Presidenti” i Ramës, reagon Ambasada e SHBA: Të zhgënjyer! Gjuha e shkujdesur dëmton!

dritatv

Hakeroi 3000 adresa rrjetesh sociale, arrestohet 20-vjeçari

dritatv

Nishani kritikon qeverinë Rama: Tirana po hesht derisa Beogradi kërkon territoret shqiptare në Kosovë

dritatv

Leave a Comment