KOSOVA

PSD-ja kundërshton rezolutën e koalicionit, e mbyllur ndaj ftesës së Veselit

Spread the love

Gjatë ditës së djeshme, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, iu ka dërguar ftesa krerëve të partive opozitare për t’u takuar së bashku të enjten në ora 11:00 në Kuvend për të diskutuar në lidhje me harmonizimin e qëndrimeve për rezolutën për dialogun Kosovë-Serbi.

Për Partinë Socialdemokrate (PSD), kjo rezolutë është pothuajse e njëjtë me atë të koalicionit qeverisës, raporton lajmi.net.

Sipas PSD-së, një koalicion i dobët qeverisës nuk e ka privilegjin të hartojë propozime me qasjen ‘ose merre, ose leje’.

“Propozim rezoluta e fundit, e nënshkruar nga z. Veseli vazhdon ta mbajë pikërisht këtë qëndrim – e që për ne është edhe i pakuptimtë, edhe i panevojshëm”, ka thënë për lajmi.net Natyrë Kuçi, zëdhënëse e PSD-së.

Kuçi po ashtu ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësie të veçantë dhe se për këtë patjetër duhet të diskutohet në Kuvendin e Kosovës.

“Partia Socialdemokrate e rithekson qëndrimin e saj, se një çështje kaq e ndjeshme si procesi i dialogut me Serbinë, duhet patjetër të zgjidhet përmes debatit demokratik në Kuvendin e Republikës. Aty duhet të farkohet platforma e përbashkët negociatore dhe, rrjedhimisht të formohet Ekipi Negociator. Mbi të gjitha, kjo është e mënyra e vetme e mundshme që merr parasysh edhe fuqinë e numrave, edhe mendimet kundërshtuese, edhe urgjencën e përgjegjësive shtetërore. Shkurt, duhet gatishmëri për kompromis nëse synohet përbashkim e unitet”, ka deklaruar Kuçi.

Mirëpo, pavarësisht insistimit të lajmi.net nëse PSD-ja do t’i përgjigjet ftesës së Veselit apo jo, Kuçi nuk ka dhënë përgjigje në lidhje me këtë./Mesazhi/

Related posts

Aksident zinxhir tek “Menza e Studentëve” në Prishtinë

dritatv

Detajet e fundit nga policia për policët e zhdukur

dritatv

Mbeten në Paraburgim Albin Kurti e Donika Kadaj

dritatv

Leave a Comment