SHQIPERIA

Protesta/ Gjonaj nxit drejtësinë: Hetoni përgjegjësit e dhunës

Spread the love

Pas ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, reagim për protestën e djeshme të opozitës ka bërë edhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Ajo doli sot para mediave, ku ndër të tjera nxiti organet e drejtësisë të hetojnë dhe çojnë para drejtësisë përgjegjësit e dhunës së djeshme.

Në të njëjtën linjë të përfaqësuesve të tjerë të maxhorancës, ajo tha se opozita ka frikë nga drejtësia e re.

“Nuk janë protesta të qytetarëve por të nxitura me akte dhune nga lidershipi i tyre. Në këto akte dhune dëmtohet Shqipëria.

Nxisim organet ligjzbatuese dhe organet e drejtësisë për të hetuar dhe cuar para drejtësisë përgjegjësit e kësaj dhune dhe për të bërë drejtësi për policët e dhunuar. Këto shfaqje e dëmtojnë Shqipërinë edhe në sytë e vendeve të tjera”, deklaroi ndër të tjera Gjonaj.

Related posts

Befason Berisha: Vetëm 7 vende të BE kërkuan integrimin e Shqipërisë!

dritatv

Llalla, hetim nga Krimet e Rënda, Durrësi shpall moskompetencën

dritatv

“Do pamundësojmë zgjedhjet farsë” zbulohet skenari i PD

dritatv

Leave a Comment