BOTA

“Procesi në Astana, mekanizmi më adekuat për zgjidhjen e krizës në Siri”

Spread the love

Shef i diplomacisë ruse Sergey Lavrov deklaroi se procesi paqësor në Astana është mekanizmi i vetëm adekuat për kapërcimin e krizës në Siri.

Lavrov në Moskë u takua me homologun e tij serb Ivica Daçiç ndërsa pas takimit deklaroi se një nga temat kryesore të takimit ishte ndërtimi i gazsjellësit “Rrjedha Turke” përmes së cilës gazi rus do të transportohet në Evropë.

Ai komentoi edhe situatën aktuale në Sirisë dhe tha se situata në terren është stabile dhe se Komisioni kushtetues i Sirisë duhet sa më parë të formohet.

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Lavrov konsideron se kriza në bregun lindor të Eufratit duhet zgjidhur ashtu që regjimi sirian duhet të kthejë kontrollin mbi këtë rajon që është nën pushtim të organizatës terroriste YPG/PKK. Lavrov po ashtu pohoi se është e nevojshme të merren parasysh shqetësimet e sigurisë së Turqisë dhe të krijojnë siguri përgjatë kufirit siriano-turk.

Lavrov theksoi se procesi paqësor në Astana është më i adekuat për zgjidhjen e krizës në Siri.

“Procesi në Astana është mekanizmi i vetëm që mund të sjell përparim në zgjidhjen e problemit, luftës kundër terrorizmit, luftën kundër krizës humanitare dhe politike”, tha Lavrov.

Related posts

Këshilltarët e Trump shfrytëzuan të dhënat e Facebook për 50 milionë përdorues

dritatv

Tribunali i Hagës kërkon arrestimin e presidentit sudanez

dritatv

Çavusoglu: Bregu Perëndimor është tokë palestineze

dritatv

Leave a Comment