SHQIPERIA

Pastrohet qendra e Kavajës dhe bregdeti, Krali: Aksioni do të vijojë

Spread the love

KAVAJË– Redjan Krali e ka nisur detyrën e tij si kryebashkiak i Kavajës me pastrimin e qytetit dhe shndërrimin e saj në një hapësirë të jetueshme për të gjithë banorët. Krali, i dalë fitues nga zgjedhjet e 30 qershorit ku arriti të marrë 98% të votave, ka deklaruar se puna e tij në drejtimin e kësaj Bashkie ka nisur me pastrimin e vijës bregdetare.

“Punë intensive në pastrimin e vijës bregdetare, për t’i garantuar një mjedis sa më të pastër pushuesve vendas dhe të huaj. Aksioni do të vazhdojë deri në pastrimin 100% të bregdetit të Kavajës”, shkruan kryebashkiaku.

Foto nga aksioni i pastrimit të bregdetit

Punime ka pasur edhe në qendrën e qytetit, ku është bërë zëvendësimi i palmave të dëmtuara në shëtitoren “Josif Buda”, por edhe pastrimi i kanalit Peqin-Kavajë, një arterie e rëndësishme për bujqësinë dhe fermerët e zonës.

“Sot e nisëm javën me zëvendësimin e palmave të dëmtuara dhe pastrimin e palmave ekzistuese në shëtitoren “Josif Buda”.Ky është vetem fillimi i shumë e shumë punëve të tjera që na presin e që ne zotohemi që do t’i kryejmë me përpikmëri e përkushtim pasi ne kemi lidhur një kontratë me qytetarët e Kavajës dhe do të jemi gjithmonë në shërbim të tyre dhe të qytetit”, shkruan Krali.

Foto nga zëvendësimi i palmave në qendër të qytetit

Kanali Peqin-Kavajë i “pushtuar” nga mbeturinat

Related posts

Publikohet fotoja e Enver Bajrit; Truri i grupit të Bajrave ndodhet në arrati

dritatv

Rindërtimi i shkollës “Kosova”, si u dogj tre herë shkolla më e njohur e Tiranës

dritatv

LETRA/ Burgu 302 në grevë urie, 8 kërkesa për institucionet

Kelment Baci

Leave a Comment