TEKNOLOGJI

Parlamenti Europian: “ok” përdorimit të robotëve në jetën e përditshme…me “njeri mbi kokë”

Spread the love

 

Parlamenti Europian miratoi një raport mbi inteligjencën artificiale dhe robotikën, i cili inkurajon shtetet anëtare për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me përfitimet e përdorimit të robotëve në jetën e përditshme, por paralajmëron se zbatimi është i nevojshëm në përputhje me parimet etike për të mos minuar të drejtën e qytetarëve për jetën private dhe se të dhënat e tyre personale nuk do të përdoreshin pa miratimin paraprak.

Theksi i zgjidhjes është kryesisht në informacionin adekuat mbi përfitimet e inteligjencës artificiale për të kuptuar më mirë këtë teknologji dhe zbatimin e saj.

Raportuesi Ashley Fox nga radhët e konservatorëve, tha se inteligjenca artificiale duhet të ketë një njeri në qendër, që do të thotë se përdorimi i saj duhet të rrisë kapacitetet njerëzore e të mos i zëvendësojë ato.

“Edhe para 200 vjetësh kur ishte e nevojshme për njerëzit që të përfitojnë nga potencialet e motorrit me avull, dhe gjatë rrugës ka pasur një shumë rezistencës, ashtu sic ndoshta do të ketë dhe gjatë aplikimit të inteligjencës artificiale”, tha Fox gjatë seancës.

Raporti vë në dukje se inteligjenca artificiale mund të aplikohet në sektorë të ndryshëm, në të cilën standardizimi është me rëndësi të madhe. /tesheshi.com/

Related posts

iPhone SE vjen me trup prej xhami dhe mbushësin pa tela?

dritatv

“Facebook ka mashtruar deputetët britanikë për cenimin e të dhënave”

dritatv

Bien shitjet e iPhone

dritatv

Leave a Comment