• Home
  • LIVESTYLE
  • Organizohet promovimi i librit të Hasan Korbi “Puthja e Petaleve”
LIVESTYLE

Organizohet promovimi i librit të Hasan Korbi “Puthja e Petaleve”

Spread the love

Në një ambinet miqësor dhe midis Intelektualësh u organizua sot promovimi i Librit “Puthja e Petaleve” i shkrimtarit Hasan Korbi.

Në një sallë të mbushur plot me shkrimtarë, miq dhe intelektualë të qytetit të Kavajës u promua libri në të cilin u janë dedikuar vargje personaliteteve më të larta lertrare dhe njerëzore, që ndër vite e dekata kanë shërbyer në edukimin e brezave të tërë.

Pyezi për Muharrem Gazionin, Naim Bardhin, Shkëlzen Karkinin, Refat Hoxhën, Hazhi Xhaferr Shkodra, Agim Hushi, Nazmi Rroli etj, janë motivet e poezive të shkrimtarit Hasan Korbi.

Fjalën e parë përshëndetëse në këtë aktivitet e mbajti Muharrem Gazioni i cili ndër të tjera gjatë fjalës së tij e vlerësoi poezinë e shkrimtarit Korbi.
Në një analizë më të zgjeruar rreth poezive të librit “Puthja e Petaleve” u ndal shkrimtari dhe historiani Refat Hoxha.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë Isa Sakja i cili tha se si mik i autorit i dëshiron atij suksese të mëtejshme në fushën e botimeve, ndërsa u shpreh se veprat e autorëve të qytetit janë ambasador të vërtetë në përhapjen e Kulturës së një qyteti që e ka dashur gjithnomë dijen dhe kulturën.

Fjalë pak por i përmalluar që kishte rreth vehtes miq, kolegë dhe të afërm shkrimtari Hasan Korbi u hpreh i lumtur dhe i gëzuar që gëzon një mbështetje të madhe për krijimet e tij.

Përpos të pranishmëve përshëndetje të përzemërta nga larg kidhin dërguar edhe miq të autorit të cilët për arsye të ndryshme nuk ishin fizikisht të pranishëm në këtë organizim.

/Drita Tv/

Related posts

PO HESHT! Nga: Luan Sheshi

dritatv

Restaurimi i “Ora e natës”, live dhe online për të gjithë adhuruesit

dritatv

NË ARRATI…! Nga: Luan Sheshi

dritatv

Leave a Comment