ZVICER

Ngadalësohet inflacioni në BE

Spread the love

Inflacioni në 19 vendet e Bashkimi Europian është ngadalësuar në muajin dhjetor, prej rritjes së ngadaltë të çmimeve të energjisë dhe produkteve ushqimore.

Megjithatë inflacioni bazë, që përjashton këta komponentë të luhatur, mbeti i pandryshuar, sipas të dhënave të Eurostat.

Zyra e Statistikave e Bashkimit Europian vlerësoi se çmimet e konsumit në Eurozonë janë rritur me 1.4% në muajin e fundit të vitit që kaloi, duke u ngadalësuar nga rritja me 1.5% në nëntor.

Ky nivel pritej gjerësisht nga ekonomistët. Çmimet e energjisë u rritën me 3% me bazë vjetore gjatë dhjetorit, në rënie nga 4.7% që u regjistrua në nëntor. Çmimet e ushqimit të papërpunuar u rritën me vetëm 1.9%, nga 2.4% rritje në nëntor.

Duke i hequr këta komponentë, treguesi bazë që monitorohet nga Banka Qendrore Evropiane u rrit me 1.1%, normë e pandryshuar nga nëntori./albinfo.ch/

Related posts

Policia zvicerane korr sukses në luftën kundër krimit

dritatv

Leuthard: Referendum për të rregulluar marrëdhëniet me BE-në

dritatv

Me minus 36 gradë, sot ka qenë mëngjesi më i ftohtë i këtij dimri në Zvicër

dritatv

Leave a Comment