SHQIPERIA

Në Berat nuk ka më varre

Spread the love

Mungesa e vendeve në varreza është kthyer në problem mjaft shqetësues për qytetarët e Beratit.

Qyteti i UNESCO-s ka dy parcela varrezash, një në hyrje të qytetit dhe një tjetër në dalje. Për parcelën në lagjen e sipërme, zgjidhja është gjetur duke marrë tokë nga ish-reparti ushtarak, ndërsa për parcelën në hyrje të qytetit ende nuk është gjetur një zgjidhje.

Sipas informacioneve, mësojmë që drejtoria e shërbimeve pranë bashkisë ka përfunduar bisedimet për të blerë një tokë nga privatët.

Nënkryetari Bledar Blana pohon se është kërkuar përshpejtimi i procedurave, pasi situata është emergjente.

Në mungesë të vendeve, qytetarët kanë filluar të rihapin varret e vjetra për të varrosur të afërmit./Top Channel/

Related posts

Vettingu, prokurori i Apelit të Shkodrës, Arben Dollapaj del para KPK-së

dritatv

PD diskuton organizimin e strukturave dhe aksionin opozitar

dritatv

Ahmetaj, letër autoritetit mbikëqyrës: Largoni kumarin!

dritatv

Leave a Comment