SHQIPERIA

Ndahet nga jeta në Paris Ilia Terpini

Spread the love

Ilia Terpini, një nga personazhet e rëndësishëm të historisë se kamerës e fotografisë shqiptare është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Humbja e tij është një humbje për artin e kinemasë që humbi një nga përfaqësuesi më të denjë të një brezi që i dha aq shumë kulturës sidomos para viteve 90-të. Terpini lindi në një mjedis artistësh në Hocishte të Koracës dhe gjithçka do të ndryshonte në jetën e tij kur i ra në dorë një aparat.

“Ishte një italian që ma dhuroi. Ky ishte shkaku që mua më hyri në gjak fotografia dhe paralel me këtë fillova pak me vizatimin”,do të shprehej ai kohë më parë. Terpini ishte pasionanti i palodhur që e shihje në çdo ngjarje artistike në kryeqytet.

Për të nuk pati asnjëherë shlodhje për shkak të moshës, pasi ai jetoi gjithmonë në punë si i ri. Kamera e tij ka realizuar prodhimet kinematografike më të suksesshme para viteve 90-të si filmin “Dimri i fundit”, “Ballë për ballë”, “I teti në bronx”, “Mësonjtorja” apo “Flutura në kabinën time” . Kritika e quajte gjithnjë si poetin e ekranit për mënyrën sesi kamera e tij arrinte të fokusonte detajet. “Ilia shikon ndryshe. Është bukur të shikosh ndryshe, por edhe e vështirë. Një nga njerëzit që shikon bukur dhe larg është Ilia Terpini”, shprehet regjisori Kristaq Mitro.

Për humbjen e tij regjisori dhe bashkëpunëtori i tij Kujtim Gjonaj shkruan: “Një telefonateë nga Zhani Terpini,djali i mikut tim gati gjysmë shekulli IliaTerpini ,më kumtoi lajmin e keq dhe te hidhur…Ilia na la…Kishte shkuar në Paris për një kontroll rutine dhe Parisi i artit dhe kulturës, e mori në gjirin e tij artistin e madh.

“Sot, atje në qytetin e ëndrrave artistike,pushoi së rrahuri zemra e një njeriu të madh,e një miku të mirë,e një bashkëpunëtori dhe kolegu të aftë,e një artisti të shquar ,që zor se mund ti afrohet përkushtimit të tij ndonjë kineast tjetër. U shua Ilia Terpini, njeriu që ia përkushtoi tërë jetën ,deri në sekondat e fundit, artit më të ri, por nga më të dashurit, artit filmik. Kinemaja shqiptare humbi një ndër artistet e saj më të shquar” shkruan Gjonaj./Top Channel/

Related posts

Juve, Rama dhe Ronaldo; Fotot dhe debatet për udhëtimin e kryeministrit

dritatv

Turizmi, Rama: Nuk ka tolerancë për ata që derdhin ujërat e zeza në det

dritatv

PD: Kryeprokurorja, zgjatim i Ramës! Prokuroria po politizohet

dritatv

Leave a Comment