SHQIPERIA

MOS MË KËRKO! Nga: Albi Lushi

Spread the love

Nga: Albi Lushi

Mos më kërko e dashur që të lashë e braktisa
u treta prej teje si zjarri mbi shandan
Kujtimet dhe puthjet në harresë i grisa,
Siç gris fletë të bardha kur të shkruaj s’ma mban,

Mos më kërko e dashur sa herë që prishet moti
Kur burbullojnë rrufetë e përplasen në xham
Të rrija pranë teje kurrë s’kam qenë i zoti,
I zoti s’kam qenë as të të kisha pranë.

Mos më kërko e dashur sa herë të kap mërzia,
Kur lotët mbi libër ke derdhur plot trishtim
Unë në jetë gjysmake kam lënë punët e mia,
Gjysëm lashë dhe ndjenjat në rrugën e pakthim.

Mos më gjyko e dashur që kokën pas s’e ktheva
Kur qaje e përmalleshe heshtur e nën zë
Ah,më fal e dashur ndjenjat ti gënjeva,
Siç gënjej vetveten kur them s’të dua më.

| Albi Lushi

| 22 Gusht 2016

Related posts

1.5 euro për banorët e Kukësit. Propozimi për taksën në Rrugën e Kombit në negociatat me koncesionarin

dritatv

Ndalon në Sarandë një nga jahtet më të mëdhenj në botë (Video)

dritatv

Basha në Asamblenë Politike të PPE

dritatv

Leave a Comment