Nese keni menduar se Miss Kavaja shpalli fituesen dhe i mbylli aktivitetet e saj me kaq e keni gabim.
Bukuroshet e Miss Kavajës ftohen të sfilojnë në festën 90 vjetorit të familjes mbretërore shqiptare me veshje të të gjitha trevave.
Ndërkohë që e gjithë vëmendja mbrëmë ishte tek mbrëmja gala e familjes mbretërore shqiptare ku ishin të ftuar personalitetet kryesore të shqipërisë, nuk munguan surprizat.
Padyshim surpriza e mbrëmjes ishte sfilata e modeleve pjesmarrësve në Miss Kavaja 2018.
Kjo sfilatë u drejtua nga organizuesja e këtij spektakli Arjeta Osmani./Drita Tv/