SHËNDETËSI

Merrni vitaminat tuaja ditore me një gotë qumësht!

Spread the love

Nga Dr. Halit Yerebakan

Produktet e qumështit janë çelës për çdo dietë dhe qumështi është më i konsumuari nga të gjithë, por është e rëndësishme të dini se cili lloj i qumështi duhet konsumuar dhe sasia e lejuar.

Yndyrat e shëndetshme që gjenden në vajin e ullirit, arrat e thata dhe avokado mund të ndihmojnë trupin tuaj të thithin lëndë ushqyese dhe të kontribuojnë në gjendjen tuaj të përgjithshme të shëndetit. Por a duhet përdoren të produktet e qumështit? Megjithëse qumështi dhe produktet e tjera të tij janë mjaft të pasura me yndyrë. ndryshe nga yndyrat e shëndetshme që gjenden në vaj ulliri, peshk dhe lajthi, produktet e qumështit me yndyrë të plotë nuk janë shumë të rekomanduara pasi ato përmbajnë yndyrë të ngopur që rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. 

Yndyra e ngopur rrit kolesterolin

Një dietë e shëndetshme, rreth 20 deri në 35 për qind e konsumit tuaj të përditshëm me kalori mund të përmbajnë yndyrë, por yndyra e ngopur duhet të përbëjë më pak se 10 për qind të kësaj. Gjithashtu, nuk është mirë të konsumohen produktet e qumështit me etiketën “pa yndyrë” pasi që sheqernat e përpunuara mund të shtohen në produkt për të zëvendësuar yndyrën. Pra, mënyra më e arsyeshme është gjetja e një ekuilibri duke bërë një kombinim të opsioneve me yndyrë të ulët dhe me yndyrë të plotë. 

Sa qumësht duhet pirë në ditë?

Sasia e qumështit që trupi ka nevojë ndryshon sipas fazës së zhvillimit, moshës dhe gjinisë. Qumështi është një ushqim shumë i dobishëm dhe i pasur me yndyrë dhe proteina dhe shumë i dobishëm për sa i përket mbajtjes së një diete të ekuilibruar. Një gotë qumësht përmban rreth 285 miligram kalciumi, që korrespondon me 30 për qind të nevojës suaj të përditshme për qumësht. Por duhet të theksohet se kalciumi në qumësht është shumë më i dobishëm sesa kalciumi i gjetur në perime dhe ushqime të tjera, meqë prej qumështit kalciumi përthithet me lehtë në organizëm. Ushqyes të tjerë që gjenden në qumësht përfshijnë biotinë, jodin, magnezin, kaliumin, vitaminat A, B2, B5, B12, D, K, selen dhe tiaminë.

Megjithatë, ekspertët në përgjithësi rekomandojnë konsumimin e produkteve të qumështit në vend të qumështit të pijshëm, pasi ato janë një burim i mirë i kalciumit. Veçanërisht gratë në moshë duhet të marrin nivele të mjaftueshme të proteinave për të ndihmuar mbrojtjen e kockave dhe strukturës së muskujve. Proteina të shëndetshme mund të gjenden në shpezë, peshk, bishtajore dhe drithëra si kuinoa. 

Çfarë thonë studimet për qumështin?

 Pirja e qumështit me yndyrë të plotë në baza të rregullta rekomandohet për gratë që përpiqen të mbesin shtatzënë.

Acidi linoleik i konjuguar në qumësht mbron trupin nga arterioskleroza dhe kanceret e ndryshme duke ndihmuar në rritjen e sistemit imunitar.

 Pirja e qumështit rrit forcimin dhe rimëkëmbjen e muskujve pas ushtrimeve.

 Acidi transpalmitoleik i gjetur në qumësht mbron trupin nga diabeti i tipit 2.

 Reaksionet e shkaktuara tek njerëzit alergjik ndaj qumështit të lopës mund të rezultojnë me vdekje.

 Kazeina e gjetur në qumësht, ka një tip antiseptik, por mund të përmirësojë simptomat e autizmit tek fëmijët autikë.

 Konsumimi i tepruar i qumështit mund të shkaktojë kancerin e prostatës tek meshkujt dhe sëmundjen e Crohn-it ( është sëmundje inflamatore kronike me etiologji të panjohur e cila mund të paraqitet në çdo pjesë të traktit digjestiv duke filluar nga goja e deri në anus). /tesheshi.com/

Related posts

Pse ndihemi gjithmonë të sëmurë?

dritatv

Kjo është pija që ju shkakton sulm në zemër!

dritatv

Infarktin mund ta ndjeni deri një muaj paraprakisht, këto janë shenjat

dritatv

Leave a Comment