• Home
  • BOTA
  • Mbi 3 milionë muslimanë vizituan Mesxhid-i Aksanë në Ramazan
BOTA

Mbi 3 milionë muslimanë vizituan Mesxhid-i Aksanë në Ramazan

Spread the love

 

Përkundër presionit dhe pengesave të Izraelit, gjatë muajit të Ramazanit më shumë se 3 milionë muslimanë vizituan Mesxhid-i Aksanë, që ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim.

Kryetari i Administratës së Fondacioneve Islame në Kuds, Sheiku Azzam el-Hatib, në një deklaratë me shkrim ka thënë se Mesxhid-i Aksa, e cila është kibla e parë e muslimanëve, ka pritur më shumë se 3 milionë mysafirë palestinezë, si dhe muslimanë nga shtetet tjera.

“Kudsi dhe Mesxhid-i Aksa do të vazhdojnë të mbesin busulla jonë në luftën kundër disfatistëve”, thotë Hatib.

Ndalesa e Izraelit për Kudsin

Muri i Ndarjes (Muri i Turpit) i cili ka filluar të ndërtohet nga Izraeli në vitin 2002 për arsye të sigurisë, po e ndan nga njëri tjetri Bregun Perëndimor dhe Kudsin nën pushtim. Për shkak të blloqeve prej betoni vende- vende më të larta se 5 metra dhe të mbështetura me tela me gjemba, palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor nuk mund të kalojnë në Kuds.

Palestinezët të cilët jetojnë në Bregun Perëndimor, përveç muajit të Ramazanit nuk lejohen të vizitojnë Kudsin dhe Mesxhid-i Aksanë pa marrë leje speciale.

Qeveria e Izraelit në muajin e Ramazanit të këtij viti nuk vendos përkufizim të moshës për gratë të cilat dëshironin të kalonin nga Bregu Perëndimor në Kuds, ndërsa nuk u lejua hyrja e meshkujve të moshës 12-40 vjeçare.

Ata që jetojnë në Gaza, nën rrethimin e Izraelit, nuk kanë lirinë e udhëtimit as në Kuds e as në ndonjë vend tjetër.

Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit të kaluar nga Qendra e Statistikave të Palestinës, në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor jetojnë 2 milionë e 881 mijë, ndërsa në Rripin e Gazës 1 milion e 899 mijë palestinezë.

Kudsi Lindor, brenda të cilit ndodhen edhe Bregu Perëndimor dhe Mesxhid-i Aksa janë nën okupimin e Izraelit që nga viti 1967.

Related posts

Putin: 25 milionë sulme kibernetike ndaj Rusisë në Botëror

dritatv

Denoncimi i Netanyahut “përçan” ShBA-të me Britaninë

dritatv

Iran, 350 të helmuar nga uji i pijshëm i ndotur

dritatv

Leave a Comment