SPORT

Liverpool, mediat lëvdojnë Shaqirin: “Gabim që mungoi në Beograd”

Spread the love

Mediat u mahnitën me lojën e Xherdan Shaqirit në fitoren 2-0 kundër Fulhamit, por të kuqtë kanë ende vend për përmirësime.

Liverpool po i rikthehet fitoreve. Mohamed Salah i vuri të kuqtë përpara, duke finalizuar një kundërsulm shkatërrues pak sekonda pasi Fulhami mendoi se ishin në përparësi, pas golit me kokë të Mitroviçit, që u shpall jashtë-loje.

Një goditje fantastike nga Shaqiri, menjëherë pas pushimit, garantoi fitoren dhe bëri që ekipi i Klopit ta mbajë fitoren të sigurt për pjesën e mbetur të ndeshjes, me përpjekje minimale.

Liverpuli ishte larg të qenit në formë të mirë, por bënë mjaftueshëm sa për të marrë tri pikët, të cilat i japin të kuqve rikthimin më të mirë, pas 12 ndeshjeve në sezonin e Premier Ligës.

Ja se si e vlerësoi media një pasdite rutinë në Anfilld.

Gazetarët e vlerësuan Liverpulin për marrjen e një tjetër fitoreje të pastër.

Chris Bascombe  nga “Telegraph” i lëvdoi të kuqtë për mënyrën e lehtë se si i siguruan tre pikët: “Kishim kohë që nuk i shihnim me një bazë kaq të fort mbi të cilën të ndërtojnë një lojë të bukur”.

Neil Jones nga Goal.Com tha se rezultati dhe loja e realizuar treguan se ekipi i Kloppit kishte mësuar të fitonte me saktësi, edhe pa qenë në formë maksimale. Pasi të kuqtë janë kritikuar për mënyrën komprometuese se si i kanë synuar pikët, Jones ishte shumë këmbëngulës në vlerësimin që i bëri formës së Liverpulit: “Përparimi që ka bërë ky ekip, në të gjitha aspektet, ka për t’u dukur me rezultate, pavarësisht nëse luajnë apo jo “Futboll City”.

James Pearce, nga Liverpool Echo, tha se nuk ka dyshime që Klopi dhe ekipi i tij janë në një pozitë shumë të mirë, pavarësisht ndjesive që janë përhapur nëpër Anfield: “Arsyeja që ka luhatje humori vjen nga fakti që loja në krye të kategorisë nuk ka qenë kurrë më e mrekullueshme. Megjithatë, e vërteta është që të kuqtë janë në një pozitë force, dhe kanë shumë vend edhe për përmirësime.

Shumë lëvdata pati për një tjetër lojë të mrekullueshme nga Shaqiri.

David Lynch nga Evening Standards e lëvdoi Shaqirin për faktin që dha rezultat aty ku lojtarë të tjerë kyç kishin hasur vështirësi. Ai mendon se Shaqiri është tashmë sulmuesi më i besueshëm i Liverpulit: “Kur i jepet mundësia për të nisur lojën për Liverpulin, Shaqiri jep gjithnjë rezultat. Me Sadio Manen dhe Roberto Firmion ende në formë jo të shkëlqyer, është thelbësore që Klop të gjejë një tjetër sulmues që të ketë të njëjtin nivel.

Pearce shpjegon se pse Shaqiri është një talent i veçantë, dhe vlerësoi se ai sjell vlera që përbëjnë një ndryshim të madh: “Shaqiri është talent i rrallë. Ai është i fortë si shkëmb, por ka dhe finesë balerine. Ai i furnizon të kuqtë me atë shkëndijën kreative që ata thjesht nuk e kanë kur ai mungon.

Darren Uells i “The Mirror” thotë se Liverpool janë ekip shumë më i mirë me Shaqirin mes tyre.

Jones mendon se Shaqiri është bërë i domosdoshëm tashmë, dhe se mungesa e tij në Beograd ishte gabim i madh: “Ekipi mori një vendim diplomatik kur e la në shtëpi, për shkak të tensioneve të mundshme me tifozët e Beogradit. Është një gabim që nuk duhet bërë më.”

Dhe me mendimet ende në atë humbjen kundër Yllit të Kuq, Karl Matchett thotë se në Serbi duhej të ishte përdorur i njëjti formacion si kundër Fulhamit: “Ky duhej të kishte qenë formacioni në Serbi. Edhe po të mos luante Shaqiri, një ndërrim i vetëm dhe një mesfushë më funksionale do të kishte qenë zgjedhje më e zgjuar.

Jones diskuton kthimin e Klopp te formacioni 4-2-3-1, dhe ndien se të kuqtë po shfaqin shenjat pozitive në formë.

“Ky formacion nuk është i përkryer, por me Salah që ka realizuar 24 gola në 22 takime, dhe me Shaqirin në formë kaq të mirë, me këtë formacion duhej të kishin këmbëngulur”, thotë ai.

Machett thotë se 11-ëshja e parë q zgjodhi Klopp është më e forta e Liverpulit, por nuk ishte i sigurt se sa mirë po performonin: “Ata mund të jenë 11-ështja më e fortë e mundshme e Liverpool-it, por a është gjë pozitive që u zgjodhën dhe e kryen punën? Apo është më shumë shqetësim që prapëseprapë, rezultati që dhanë ishte plot mundim.

Bascombe e sheh Liverpool-in si një ekip me mbrojtje shumë të mirë, ndërkohë që Lynch mendon se gjetja e ekuilibrit të duhur në mesfushë vazhdon të mbetet problematik, gjë që Klopp duhet ta zgjidhë sa më shpejt, sipas tij.

Steve SDutcliffe nga BBC mendon se Salah dha shenja që tregojnë se është duke zbuluar formën e tij më të mirë.

Dominic King nga “Mail” tha se goli i Salah ishte si një rikthim në sezonin e fundit, ndërsa Jones thotë se përmirësimi i Salah vjen edhe prej Shaqirit. AI vë në dukje që egjiptiani duket më i kënaqur kur në lojë është edhe shqiptari i kombëtares së Zvicrës./Top Channel/

Related posts

Wayne Rooney grumbullohet me Anglinë… për ndeshjen e lamtumirës

dritatv

Liga Evropa, Atletico Madrid fitoi 26.6 milionë euro

dritatv

Xhaka: Ëndrra vazhdon…!

dritatv

Leave a Comment