• Home
  • KOSOVA
  • Kurti: Thaçi në Bruksel pa legjitimet e kredibilitet
KOSOVA

Kurti: Thaçi në Bruksel pa legjitimet e kredibilitet

Spread the love

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në një postim në Facebook, ka reaguar pas takimit të djeshëm në Bruksel ndërmjet presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiç, duke thënë se dialogu ka vazhduar pa ekip negociator, pa platformë e parime, dhe Thaçin e ka quajtur si një njeri pa legjitimitet e kredibilitet.

Sipas tij një pjesë të përgjegjësisë ka edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili nuk po dëshiron shqyrtimin e dialogut për vitet 2011-2017, dhe as shqyrtimin e marrëveshjeve apo rezultateve të dala nga to.

Postimi i plotë i Kurtit:

Mbrëmë në Bruksel u zhvillua takimi i tretë i Thaçit me Vuçiçin. Edhe ky takim pa mandat nga Kuvendi, pa platformë parimesh e pa ekip negociator. Nga një njeri pa legjitimitet e pa kredibilitet, pa kompetencë e pa autoritet. Plani i Serbisë për marrjen e veriut të Kosovës është lakmi shovene e admirim nostalgjik për Gjermaninë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

75 vjet më vonë, Serbia e do pjesën e Kosovës që ishte nën Gjermaninë e Hitlerit. Kolaboracionisti i saj shqiptar, kësaj radhe është president yni. Por, shekulli është tjetër… Sot, më 9 nëntor, janë bërë katër muaj prej se qeveria na e solli në Kuvend raportin mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.

Mirëpo, Kryetari i Kuvendit dhe veglat e tij në kryesi aty, nuk e dëshirojnë shqyrtimin dhe vlerësimin e dialogut 2011-2017, marrëveshjet e bëra dhe rezultatet e tyre. Që prej 9 korrikut 2018, ai nuk do që ta fus në agjendë parlamentare e ta sjellë në seancë plenare këtë raport të qeverisë. Ky kryeparlamentar është kolaboracionist i kolaboracionistit./Kosova Post/

Related posts

Një serb kapet duke kaluar ilegalisht kufirin në Merdar

dritatv

Presidenti Thaçi: Lajm historik, presim që deri në fund të vitit të lëvizim pa viza

dritatv

Qytetarët të dëshpëruar me Policinë e Kosovës

dritatv

Leave a Comment