KOSOVA

Krahu i Molliqajt bojkoton konferencën e Kurtit për Demarkacion, a po bëhen gati ta votojnë?

Spread the love
Lëvizja Vetëvendosje po mban konferencën me temën “Shënimi i kufirit me Malin e Zi – Korrektimi para ratifikimit”, mirëpo këtu nuk po marrin pjesë edhe krahu i Dardan Molliqajt.
Por në të nuk po marrin pjesë të gjithë deputetët e kësaj partie. Albin Kurti e Glauk Konjufca të ulur në ballë të tryezës janë rrethuar nga deputetë e tjerë të partisë, por jo nga ata të cilët kanë dhënë dorëheqje nga strukturat drejtuese të Vetëvendosjes.

Në këtë konferencë për mungojnë të gjithë të rebeluarit në krye me Molliqajn. Aty po merr pjesë edhe Zejnullah Gruda dhe të tjerë.

Duke folur për demarkacionin, Kurti ka thënë se janë dy zhvillime pozitive që kanë ndodhur kohët e fundit, shkruan lajmi.net.

“Zhvillim pozitiv është gatishmëria e Malit të Zi që të bisedojë dhe angazhimi i presidentit Thaçi që të korrigjoj gabimin e bërë me 26 gusht të vitit 2015 kur e ka nënshkruar këtë marrëveshje”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, tash po tentohet të bëhet gabim në hapa, duke e ratifikuar fillimisht demarkacionin e më pas të bëhet korrigjimi i vijes kufitare.

I ashpër në këtë konferencë ka qenë Ali Lajqi, deputet i VV-së, i cili i ka quajtur të mallkuar ata që do të votonin demarkacionin.

Në anën tjetër, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se llogarit edhe në vota nga deputetë të Vetëvendosjes për miratimin e marrëveshjes mbi kufirin e Kosovës me Malin e Zi.

Kurti sot ka vendosur që me një letër të hapur t’i drejtohet kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj mbi rrugën përpara që sipas tij, duhet ndjekur për problemin e shkaktuar nga marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Kurti i përmend në 5 pika se si duhet vepruar për gjetjen e zgjidhjes për problemin e demarkacionit.

“Le ta bëjmë njëherë korrigjimin me Komision të përbashkët – le të quhet edhe TPP (Trup i Përbashkët Punues) – pastaj ratifikimin”, ka thënë Kurti.

Related posts

Mbi 16 mijë kosovarë heqin dorë nga nënshtetësia

dritatv

Kryeministri Haradinaj: Shëndetësia vazhdon të jetë prioritet i Qeverisë, mjekët janë heronj tanë!

dritatv

SI U KATANDIS TELEKOMI I KOSOVËS: DJE KOMPANIA MË FITIMPRURËSE, SOT NË PRAG FALIMENTIMI KËRKON NDIHMË NGA QEVERIA

dritatv

Leave a Comment