KOSOVA

Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për menaxhim spitalor

Spread the love

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, sot në Prishtinë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për menaxhim spitalor.

Në bazë të kësaj marrëveshje, kompania gjermane ICME do të angazhohet në tri shtylla kryesore që do të ndikojnë drejtpërdrejt në inxhenirimin e proceseve kyçe të menaxhimit sipas përvojave ndërkombëtare.

Me ketë rast ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, tha se QKUK dhe spitalet e përgjithshme kanë pasur mungesë të theksuar të menaxhimit të mirëfilltë spitalor ku si pasoje këtë situatë e kanë vuajtur pacientët por edhe vet profesionistët shëndetësor.

“Rrjedhimisht spitalet kanë ofruar më pak shërbime për qytetarët, ka pasur me pak llogaridhënie, si dhe më pak efikasitet”, tha ministri Ismaili, derisa shtoi se për shkak të mungesës së harmonizimit me praktika ndërkombëtare menaxhimi i këtyre komponentëve kryesore për funksionimin efikas të spitaleve nuk ka funksionuar.

“ Kontrata e nënshkruar sot me kompaninë gjermane do të jet kyçe për të na ndihmuar të identifikojmë problemet dhe të krijojmë zgjidhje të qëndrueshme dhe të bazuara në praktika ndërkombëtare. Ky projekt do të ofroj një kthesë të re dhe ky do të jetë një projekt mbi baza të forta”, tha ministri Ismaili.

Ndërsa Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt u shpreh i lumtur që kompania gjerman po investon në sektorin shëndetësorë të Kosovës.

Më tutje ai tha se me ndihmën e Bankës Botërore, ministria e Shëndetësisë po shkon drejt një zhvillimi më të mirë.

“Çështjet  shëndetësore janë në qendër të ministrisë, por edhe të personave që jetojnë këtu. Ne këtë e shohim si breng të madhe dhe si një sfidë për këtë vend dhe me ndihmën financiare të Bankës Botërore Ministria e Shëndetësisë po shkon drejt një zhvillimi më te mirë. Si ambasador gjerman jam i kënaqur që një kompani gjermane e ka fituar tenderin për të investuar në Kosovë dhe ta ngrit sektorin shëndetësor. Bashkëpunimi jonë është i karakterizuar nga substanca dhe materiale”, tha ambasadori Heldt.

Related posts

KQZ kërkon para shtes për organizimin e zgjedhjeve në veri

dritatv

Veseli: Nuk mbrohet Kosova duke injoruar Amerikën – jo qëndrime individuale por të unitetit

dritatv

Sot vendoset a mbetet fati i Kosovës në duart e Thaçit

dritatv

Leave a Comment