LAJME

Konkurrenca e paligjshme, nisin kontrollet për serviset dhe varrezat e makinave

Spread the love

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur kontrollet për serviset, varrezat e makinave dhe ato të transportit rrugor, për të eleminuar konkurrencën e pandershme.

Sipas një njoftimi të DPSHTRR, subjektet duhet të marrin masa për pajisjen me licenca pasi do të ketë masa administrative.

Kështu, subjektet për veprimtarinë e riparimit dhe të mirëmbajtjes së pjesëve mekanike dhe motorit, për riparimin dhe mirëmbajtjen e karrocerisë, riparimin dhe mirëmbajtjen e impiantit elektrik dhe riparimin dhe mirëmbajtjen e gomave, gjobat shkojnë deri në 500 mijë lekë.

Për subjektet që blejnë dhe shesin mjete me motor dhe rimorkio, shkojnë nga 400 në 700 mijë lekë.

Për varrezat e makinave gjobat shkojnë nga 100 në 300 mijë lekë. Ndërsa subjektet që kanë si fushë veprimtarie transportin rrugor gjobat variojnë nga 200 në 400 mijë lekë.

“Këto shkelje shoqërohen edhe me konfiskimin e pajisjeve që kanë shërbyer për të kryer veprimtarinë e jashtëligjshme. Kontrolli do të ushtrohet edhe mbi subjektet e licencuara. Për subjektet e licencuara për të cilat do të konstatohen shkelje të neneve të mësipërme, në zbatim të nenit 43 të ligjit mbi autoriparimet do të merren masa deri në pezullimin e veprimtarisë”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR.

Gjithashtu njoftohen të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari në transportin rrugor në përputhje me parashikimet e bëra në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” dhe ligjin Nr.8308, datë 18.3.1998 “Për Transportet Rrugore”, akteve ligjore dhe nënligjore të dala në zbatim të tyre, të marrin masa për pajisjen me autorizimet, lejet, licencat, certifikatat apo dëshmitë përkatëse që parashikon ligji pasi në mungesë të tyre do të ndëshkohen me masa administrative sipas parashikimeve ligjore.”

Top Channel

Related posts

Ballkani, sërish “korridor” refugjatësh drejt Perëndimit

dritatv

Kush ishte Art Kurti, aktori dhe aktivisti nga Gjakova që u nda nga jeta në moshë të re

dritatv

Majko me shqiptarët e Çikagos, qendrat fetare kontribut për ruajtjen e traditës

dritatv

Leave a Comment