• Home
  • TEKNOLOGJI
  • Këta 9 persona duhet t’i fshini nga Facebook nëse i keni ende
TEKNOLOGJI

Këta 9 persona duhet t’i fshini nga Facebook nëse i keni ende

Spread the love

Facebook është një rrjet që na ekspozon përpara kategorive të ndryshme njerëzish. Të njohur dhe të panjohur, miq dhe armiq, janë të gjithë aty duke vëzhguar aktivitetin tonë. Por kjo mund të ketë disa efekte jo pozitive siç janë grindjet dhe keqkuptimet. Ndaj ju këshillojmë të largoni ata njerëz që ndoshta përbëjnë “rrezik”.

Mes tyre mund të jetë edhe shefi juaj i punës, i cili mund të krijojë gjykime të gabuara për ju përmes facebook-ut.

Ata që lavdërohen

Në fillim janë interesantë, mund të shihni se ku kanë qenë në pushime dhe se çfarë dëshirojnë të bbëjnë, postimet e tyre konstante mbi atë se çfarë jete të “begatë” bëjnë ju bëjnë të ndjeheni joadekuatë. Fshijeni çdokend që ju bën të ndjeheni fajtore dhe jofalënderuese për gjërat që i keni.

Grindaveci

Ky lloj e përdor Fejsbukun si platformë për grindje, zakonisht ka qëndrime kontraverze andaj gjithçka bëhet objekt debati, politika, kultura, qoftë edhe ushqimi që ka ngrënë për drekë.

Garuesi në “reality show”

Për këta njerëz jeta është një shoë i madh andaj mund të postojnë edhe gjërat më intime pa kurrëfarë turpi, madje edhe grinden me partnerin në publik. Në fillim është interesante të përcjellësh tërë atë dramë, mirëpo më vonë fillon të bëhet e turpshme.

Koduesi kriptik

Ky personazh është edhe më i keq se ai që i tregon të gjitha që ka publikisht, i vetmi dallim është se ju nuk do të kuptoni asgjë prej tij edhepse ai e bën të ditur gjendjen e tij. Do të shkruajnë :“ Jam lodhur me disa njerëz, nuk mund ta kuptoj se sa larg mund të shkojnë”, e ne pyesim “Çfarë njerëz, çfarë largësi?”, andaj mos i jepni vëmendjen që aq e kërkojnë.

Lojtari

Të gjithë e dimë se sa të mërzitshme janë ftesat për lojëra sikurse Candy Crush. Ndaloni komunikimin me njerëz që nuk i njihni mirë dhe ju dërgojnë ftesa të tilla, do ju mundësojë që të kurseni kohë.

Prindi “krenar”

E keni parasysh prindin që reklamon çdo arritje të fëmijëve të tij, apo gjyshen që nuk pushon së postuari albume të tëra të nipave dhe mbesave të saj. është në rregull të duash familjen dhe të postosh foto të tilla mirëpo ju lusim që mos ta bombardoni Fejsbukun tonë me familjen tuaj perfekte.

Kritiku

Ai është i pari që kritikon atë që e bëni apo të që e thoni. Është mirë që të kemi debat deri në një pikë, mirëpo mos e lejoni që dikush tjetër të diktojë se si duhet të përdorni Fejsbukun tuaj.

Shefi juaj

Nuk jemi shumë të sigurtë se pse duhet të keni shefin tuaj në FB, por ju sugjerojmë që ta fshini. A dëshironi që ai të dijë gjithçka rreth jush? Kështu do të mund të kuptojë se arsyeja e vonesës suaj në punë ishte nata e mbrëmshme me miq.

I panjohuri

Ju garantojmë se nuk do të flsinit me shumicën e miqve tuaj në FB në jetën reale, andaj bëjeni një pastrim të listës së miqve virtualë. Ne këtë mënyrë FB do të shëndrrohet në diçka që ju mundëson të keni kontakt me njerëzit që i doni dhe që dëshironi të dëgjoheni me ata./Kosova Post/

Related posts

Asistenti inteligjent i Google mund të flasë më shumë se 30 gjuhë

dritatv

Gjermania vë në përdorim trenin e parë në botë me hidrogjen

dritatv

Bie vlera e iPhone X, ja sa do të kushtoj tani

dritatv

Leave a Comment