SHQIPERIA

Kapet kosovari i dënuar për terrorizëm. Tentoi të linte Shqipërinë me pasaportë false

Spread the love

Një 32-vjeçar nga Kosova ka tentuar të kalojë kufirin shqiptar me dokument të falsifikuar, por është ndaluar nga forcat e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në Portin e Vlorës, përmes të cilit shtetasi F.D. nga Kosova ka tentuar të largohet nga Shqipëria, duke përdorur një pasaportë të falsifikuar maqedonase, të lëshuar vitin e kaluar.

Forcat e Policisë Kufitare dhe ato të Qarkut të Vlorës e arrestuan në flagrancë kosovarin, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore të Kosovës. Verifikimet u bënë nga zyra qendrore kombëtare e Interpol Tiranës.

Ndaj të ndaluarit ka një vendim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, që e dënon atë me “arrest me burg” për veprën penale të “organizimit dhe pjesëmarrjes në grupe terroriste”, sipas Kodit Penal të Kosovës.

Related posts

Kanosi rojën e OSHEE, arrestohet 44-vjeçari në Fieri

dritatv

Ndryshimet në polici; Dhimitraq Ziu në krye të policisë së kryeqytetit

dritatv

Bashkia e Tiranës riparon shkollat, gati të mirëpresin nxënësit në shtator

dritatv

Leave a Comment