SHËNDETËSI

Kafja e zezë, rregullon metabolizmin, rrudhat, celulitin!

Spread the love

Nëse përzieni kafen me pak vaj ulliri apo me gjalpë do të fitoni mjet të shkëlqyeshëm natyror për trup, i cili do të zvogëlojë celulitin në kofshë.
Nëse jeni adhuruese e kafes së zezë shtëpiake, këto janë lajme të mira për ju.
Kafja e zezë është më shumë kulturë se sa pije, ndërsa në botë kjo është e njohur për shkak të bisedës, mënyrës së përgatitjes dhe shërbimit tradicional. Disa madje do shtonin edhe thashetheme me një filxhan kafe.
Nëse ditën e filloni me kafe të shtëpisë ose kafe që është kultivuar organikisht ja çfarë ju pret:
– Konsumimi i kafesë është potencialisht proaktivë kundër zhvillimit të diabetit tip 2 tek gratë në moshë të re dhe ato në moshë mesatare.
– Yndyra e kafes është e pasur me thartirën linoleike, e cila është një antioksidues i fuqishëm, ka efekt antikancerogjen dhe stimulon sistemin imunitar. Në të njëjtën kohë, ajo pengon edhe plakjen e lëkurës dhe ka veti anti-inflamatore.
– Ndërsa një filxhan kafe e bluar trash, jo pije, duke iu falënderuar kafeinës, e cila ka veprim stimulativ dhe diuretik, përmirëson pikërisht qarkullimin e gjakut në sipërfaqen e lëkurës. Prandaj me ushtrimet e rregullta dhe zgjedhjen e mençur të ushqimeve që përshpejtojnë largimin e ujit nga trupi filloni invazionin e vrimave të shëmtuara me tretman shtëpiak anticelulit.
– Dy studime të ndara të Universitetit të Harvardit të kryera në vitin 2011 kanë treguar që femrat të cilat pinë disa filxhanë kafe në ditë kanë rrezik më të vogël nga kanceri endometrial, derisa gjashtë filxhanë kafe në ditë reduktojnë për 60 për qind mundësinë që meshkujt të fitojnë kancer të prostatës.
– Me rishikimin rezultateve të 26 studimeve të ndryshme shkencëtarët kanë përfunduar që meshkujt që pinë dy deri në tre filxhanë kafe në ditë kanë 25 për qind më pak rrezik nga sëmundja e Parkinsonit sesa meshkujt që abstenojnë nga pija e zezë. Fatkeqësisht kafja nuk ka efekt të dobishëm në femra.

– Hulumtimi i madh i Universitetit Harvard i kryer në 50 mijë infermiere në periudhën prej 25 vjetësh ka treguar që femrat të cilat kanë pirë katër filxhanë kafe kanë 20 për qind më pak probabilitet të vuajnë nga depresioni sesa ato që nuk kanë pirë aspak kafe.
Kemi konkluduar që kafja ka anët e mira dhe të këqija. Gjithçka varet nga sasia e konsumimit të saj. Kurrsesi nuk duhet ta teproni, dy deri tre filxhanë kafe në ditë janë të mjaftueshëm.

Related posts

Kjo është arsyeja pse shtojmë në peshë

dritatv

Përzierja e qumështit me mjaltë bën magji për shëndetin!

dritatv

Nëse vuani nga diabeti atëherë pini kafe! Ja çfarë ndikimi ka!

dritatv

Leave a Comment