KOSOVA

Kadri Veseli në SHBA, me ftesë të Kongresit Amerikan

Spread the love

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, me ftesë të Kongresit Amerikan, ka udhëtuar sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë kësaj vizite në Washington, Veseli do të zhvillojë takime me përfaqësues të rëndësishëm të shtetit amerikan, senatorë, kongresistë dhe akterë të tjerë të jetës publike në SHBA.

Në këto takime do të flitet për bashkëpunimin dhe miqësinë midis dy shteteve dhe popujve tanë, për mbështetjen e mëtejme amerikane në funksion të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, por edhe të rritjes së kapaciteteve shtetërore të saj.

Në një ngjarje të veçantë, e cila do të organizohet në Kongresin Amerikan, Veseli do të mbajë fjalim para drejtuesve të shumtë të parlamenteve nga vende të ndryshme të botës.

Pjesë e delegacionit të Kryeparlamentarit Veseli në këtë vizitë zyrtare janë edhe deputetët Mimoza Kusari-Lila dhe Avdulla Hoti.

Related posts

Pacolli takon Sekretarin e Shtetit të SHBA-së: Kosova nuk është vetëm

dritatv

AKR angazhon këshilltar gjerman për të përfituar më shumë si parti

dritatv

Kosova e Kuvajti bashkërendojnë veprimet për bashkëpunim edhe në fushën e punësimit

dritatv

Leave a Comment