KOSOVA

Investime të mëdha në “institucionet e Serbisë” në Kosovë

Spread the love

Beogradi zyrtar ka njoftuar se investimet e paralajmëruara në dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë do të orientohen në gjallërimin e kapaciteteve ekzistuese industriale.

Sipas drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, do të investohet në ndërmarrjet “Petoletka” në Leposaviq, “Lola” në Leshak dhe “Simpo” u Zubinom Potok.

“Qëllimi ynë është që të investojmë shumë mjete në institucionet tona në Kosovë, para së gjithash në sistemin shëndetësor, sepse në këtë mënyrë e manifestojmë praninë dhe fuqinë e Serbisë”, ka thënë për “kurir” Gjuriç.

Ai ka vlerësuar se në Prishtinë është mënjanuar tema e vrasjes së Oliver Ivanoviçit dhe se kjo, sipas tij, nuk është e rastësishme.

“Shteti ynë nuk do të heqë dorë nga hetimet dhe as nga insistimi për përfshirjen e drejtpërdrejtë të faktorëve nga bashkësia ndërkombëtare për zbardhjen e vrasjes”, ka thënë Gjuriç./Kosova Post/

Related posts

Isufi: Opozita e interesuar ta rrëzojë Qeverinë dhe të vijë në pushtet

dritatv

IHMK: Shiu nuk ndalet, ndërsa javën tjetër borë

dritatv

Kushti i BE-së për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshje finale në vitin 2019, ose s’ka integrim

dritatv

Leave a Comment