BOTA

Indonezi, Widodo kryeson në rezultatet paraprake të zgjedhjeve

Spread the love

Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve presidenciale, Presidenti i tanishëm i Indonezisë, Joko Widodo, është në avantazh para udhëheqësit të opozitës, Probowo Subianto.

Widodo ka marrë 53 për qind të votave, si dhe kandidati i tij për zëvendëspresident Ma’ruf Amin.

Udhëheqësi i opozitës dhe ish-gjenerali Subianto dhe kandidati i tij për zëvendëspresident të Indonezisë, Sandiag Uno, morën mbështetjen e 45 për qind të votuesve.

Sipas rezultateve paraprake, Widodo kryeson në provincat Java Qendrore dhe Lindore, në Bali, ndërsa Subianto udhëheq në Java Perëndimore, Sumatra Perëndimore dhe Nusa Tenggara Perëndimore.

Sot në Indonezi u mbajtën zgjedhjet historike, ku më shumë se 192 milionë votues të regjistruar kishin të drejtë të votonin për zgjedhjet presidenciale dhe legjislative.

Qendrat e votimit në të gjithë Indonezinë janë mbyllur, kurse Komisioni Suprem Zgjedhor rezultatet zyrtare të zgjedhjeve do t’i publikojë deri më 22 maj.

Votuesit zgjodhën presidentin dhe zëvendëspresidentin e Indonezisë, si dhe përbërjen e re të Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Kombëtar, si dhe përbërjen e re të kuvendeve rajonale dhe këshillat bashkiakë.

Më shumë se një milion policë dhe ushtarë u angazhuan për sigurinë e zgjedhjeve, ndërkaq pjesëmarrja e votuesve ishte rreth 70 për qind.

Lufta kryesore në garën për presidentin e Indonezisë u zhvillua midis Presidentit aktual Widodo i cili është kreu i Partisë Demokratike-Përpjekja (PDI-P) dhe Prabowa Subianto, kreu i Partisë së Lëvizjes për Indonezi të Madhe (Gerindra).

Kandidati i Widodo për zëvendëspresidentin e Indonezisë është kleriku 76-vjeçar Ma’ruf Amin.

Kjo është gara e dytë e zgjedhjeve të Widodos dhe Subianto. Widodo fitoi me një avantazh prej gjashtë për qind fitoi zgjedhjet pesë vite më parë.

Related posts

UNICEF jep alarm: 25 për qind e fëmijëve bisedojnë në internet me të panjohur

dritatv

Venezuelë, presidenti aktual Maduro sërish kandidat për president

dritatv

Në protestat e “Marshimit të Kthimit të Madh” në Gaza, 123 dëshmorë

dritatv

Leave a Comment