Idrizi: Spilleja plazhi model në brigjet e Adriatikut

Kryetari i forumit rinor të PDIU-së Albano Idrizi ka zgjedhur të kaloj disa nga ditët e tij të pushimeve në plazhin e Spilles.

Plazh ky i cili vitet e fundit fal investimeve nga pushteti lokal ka pësuar shumë ndryshime, duke u kthyer në një nga zonat e veçanta në brigjet e Adriatikut.

Këtë gjë vë në dukje dhe Idrizi, duke e cilësuar bregdetin e Spilles si një nga plazhet model.

Siç dihet Bashkia e Rrogozhinës është ajo e cila ka në administrimin e saj këtë zonë bregdetare. Institucion ky i cili drejtohet nga PDIU dhe sigurisht kur ka një punë të mirë, nuk duhet të mungoj as promovimi.

Postimi i Idrizit:

Një mrekulli në brigjet e Adriatikut. Plazhi model i Spilles ku është ruajtur harmonia me natyrën. ?

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi